InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kushtuar femrave: “Në moshën pesëdhjetë vjeçare dëshiron lirinë, nuk i duron dot kufizimet”

11 Qershor, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Kushtuar femrave: “Në moshën pesëdhjetë vjeçare dëshiron lirinë, nuk i duron dot kufizimet”

“Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk mund t’i durosh dot kufizimet. Nuk i duron dot sutjenat shumë tëngushta, darkat e detyruara me kunatën që kontrollon për pluhurin në cepat e shtëpisë tënde, takat e larta në kalldrëm, apo buzëqeshjet e shtirura. Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk ke më dëshirë t’i provosh askujt asgjë. Je ajo që je, gjërat që ke bërë dhe ato që ende do të bësh. Nëse të tjerëve u pëlqen, në rregull. Nëse jo, nuk ka problem.

Në moshën pesëdhjetë vjeçare nuk ka rëndësi, nëse ke pasur fëmijë apo jo. Do të jesh gjithsesi si një nënëpër nënën tënde, babanë tënd, për një teze të mbetur vetëm, për qenin apo macen tënde që i ke strehuar nga rruga. Dhe nëse nuk ke asnjë prej tyre, do të shndërrohesh në një nënë për veten tënde, sepse me kalimin e viteve do të kesh mësuar të kujdesesh për një trup që e do, i cili të duket perfekt edhe pse po plaket. Nuk të intereson as nëse gjysma e garderobës tënde të ketë veshje të masave që nuk të bëjnë më. Sheh si diçka të rëndësishme zgjimin në çdo mëngjes, menstruacionet e rregullta, si dhe mungesën e ndjesisë së masave në gjoks. Shëndeti të kthehet në një prioritet, ashtu siç duhet të jetë.

Në të pesëdhjetat dëshiron lirinë. Lirinë për të thënë “Jo”, lirinë për të ndenjur me pizhama gjithë tëdielën, lirinë për t’u ndjerë e bukur për veten dhe jo për të tjerët. Lirinë për të ecur e vetme: kush të do, do të ndjekë nga pas, të tjerët nuk të interesojnë. Dëshiron lirinë për të kënduar me zë të lartë, edhe pse mund të shohin çuditshëm apo të gjykojnë përpara një semafori.

Në moshën pesëdhjetë vjeçare ke ëndrra si një njëzet vjeçare dhe i kërkon Zotit kohë për t’i realizuar ato. Në këtë moshë ndihesh e zhveshur nga çdo pasiguri që më parë të mundonte pamasë. Dhe pikërisht nëkëtë moshë, kur ke kaluar gati gjysmën e jetës, ke më tepër dëshirë për ta shijuar ngadalë gjithë sheqerin dhe kripën e ditëve që ke përballë”. – Irene Renei

Të Lidhura

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com