InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mars – i Enxhi Drapi, arti i dedikuar fëmijëve jetimë.

10 Qershor, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Kulturë
A A
Mars – i Enxhi Drapi, arti i dedikuar fëmijëve jetimë.

Mars, ke që në Mars që kërcen Vals, titullohet libri i ri nga Enxhi Drapi, i cili sapo ka dalë në treg. Ky botim është një vëllim me poezi të cilin ne të gjithë e prisnim me shumë kërshëri, sa nga fakti se autorja na kishte lajmëruar disa kohë më parë se po punon për të, po aq edhe nga kurjoziteti që kishim për ta lexuar Enxhin në poezi, pas suksesit që pati me romanin e saj të parë të titulluar “Diku ku dielli nuk perëndon”.

Mars- i i Enxhit është sa një dhuratë për të gjithë ne, vlerë e shtuar e letërsisë cilësore, po aq edhe dedikim për mamanë e saj e cila quhet Marsela, gjë e cila tërhoqi vëmendjen sepse për të disatën hërë ajo zgjedh t’i dedikojë suksesin e saj mamasë së saj që mesa duket është mbështëtja e saj më e madhe.
Marsi që kërcen Vals ka tërhequr vëmendjen e shumë kritikëve duke përmendur këtu shkrimtarin Agron Shele, Agim Lika, Kurt Kola.
“…“Nëse poezia nuk lind me të njëtën natyshmëri si gjethet e një peme, më mirë të mos lined fare”- John Keats. Jo pa qëllim e citova këtë shprehje të Keats, pasi në frymën përshkruese të autores gjen natyralizëm dhe ndjesi të njëjtë, e cila vjen në mënyrë krejt spontane, merr formë, strukturohet dhe prek tematikën e jetës, me të gjitha ngjyrimet dhe dritëhijet, e dukshme dhe përjetuese, si në një vegim dhe meditim që kërkon të zbardhë idetë dhe mesazhin e përcjellur. Perfomimi i Enxhit në poezi ka dhe një sërë prezantimesh brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në anglisht dhe në Antologji Ndërkombëtare, përvojë kjo që ka ndikuar dukshëm në formimin, por dhe sfidën e përballjes me artin bashkëkohor sot…” – Agron Shele
“…Mjeshtërisht Enxhi arrin që edhe në poezitë me varg të lirë të na “qerasë” me proza poetike të rrallëpara për nga stili, gjë që vjen prej shkallës së lartë të vetëkërkesës artistike, sqimës së spikatur letrare, si dhe përmes kultivimit libresk vetjak. Dhe kjo përbën një tjetër risi të fortçmueshme!…” – Agim Lika
“…Ti Helen je Shekspiriane: "pak fjalë e shumë Art”. Vargu jot është mahnitës, të depërton thellë në shpirt dhe të jep freskinë dhe forcën që I nevojitet çdo inividi. Kushdo që do marrë në duar shkrimet e tua është me fat, sikurse unë që pata fatin t’i lexoja poezitë “Mars” – it tënd para të gjithëve!…” – Kurt Kola.

Simboli i këtij libri është lulja e Qershisë, e cila është e preferuara e Autores dhe jemi të bindur se shumë shpejt do kthehet edhe në të preferuarën tuaj. Një libër në qendër të së cilit përveçse fshihet femra, fshiheni ju dhe emocionet tuaja. Me anë të “Mars” Enxhi vjen para lexuesit me një përmbledhje poetike, duke artikuluar një individualitet në lëndën dhe ndjesitë që përcjell, në perdorimin e mjeteve poetike dhe në fuqinë komunikuese që ka për të ndërvepruar me lexuesit. Në vargun e saj spikat aftesia për të ndërtuar imazhe përmes metafores dhe guximi për të prekur fenomene apo ngjarje që jo çdo autor do guxonte të publikonte.

Libri i parë i juristes, romani “Diku ku dielli nuk perëndon” është shkruar gjatë karantinës. Shumë kritikë letrarë e kanë vlerësuar si një roman të guximshëm, që godet fort mentalitetin e shoqërisë. Dielli për këdo përfaqëson një lëmsh zjarri i cili ndriçon, por autorja e këtij romani na bën ta shohim diellin në një tjetër këndvështrim. Megjithatë, ky roman i përvidhet protagonistit, sepse në të vërtetë nuk e ka një të tillë.

Diku ku dielli nuk perëndon na përball me historinë e Helen, një vajze në dukje të thjeshtë dhe të dobët por, e cila arrin ti bëjë ballë sfidave, sëmundjeve dhe kërcënimeve dhe jo të thjeshta. Ajo është vajza e një inxhinieri ndërtimi, i cili kthehet në një vrasës të sëmurë dhe herë pas here të pamëshirshëm. Një histori rrënqethëse dhe intensive e cila bazohet në ngjarje të vërtetë, sepse krimi, dashuria, dështimi, fitoret, zilia dhe paragjykimet janë pjesë e jetës të kujtdo.
Përveç të tjerash Enxhi Drapi- n mund ta ndiqni edhe në emisionin e saj të përjavshmëm të titulluar “Diku ku dielli nuk perëndon” çdo të enjte në orën 19:00 live në Radio Eklipsi. Një emision risi, i cili na jep sa informacione të nevojshme juridike “Pa gënjeshtra” po ashtu edhe na njeh me artin dhe artistët bashkëkohorë përmes “HelenArt”.

Vlen për t’u përmendur se Autorja të gjitha fitimet do i dërgojë për bamirësi për fëmijët jetimë. Lexim të këndshëm!

Të Lidhura

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025
Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025
Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025
Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025
Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025
Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025

TË FUNDIT

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com