Provimi i parë i Maturës Shtetërore do të zhvillohet sot.
Mësohet se 33 mijë nxënës do i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj, ndërkohë që provimi do të nisë në orën 10:00 deri në orën 12:30.
Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjithë vendin janë ngritur 167 qendra testimi, ndërsa 7 mijë mësues janë administrues të procesit.











