Në një butik rrobash në Durrës të marrë me qira nga qytetari me iniciale B.R. ka shpërthyer një sasi lënde eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:24 në lagjen Nr.13 të Durrësit.
Klan News raporton se lënda eksplozive i është vënë biznesit në pronësi të Rigers Rajkut, i cili njihet me emrin e artit si Noizy.
Si pasojë e shpërthimit me eksploziv ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.











