Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në lokalin e reperit të njohur Noizy në orët e para të së mërkurës. Lokali, i marrë me qira në zonën e plazhit, ka pësuar dëmtime, kryesisht thyerje xhamash, ndërsa policia ka nisur hetimet.
I pari që është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen ishte Noizy, i cili është pyetur nga punonjësit e policisë nëse ka probleme ose jo, dhe për kë dyshon.
Në dëshminë e tij, sipas raportimeve, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr dy ditë më parë, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, përmes të cilave do të mund të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen dhe ndoshta identifikimin e autorit.












