Dje u kryen homazhet në nderim të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve post covid. Përpos personaliteteve të larta që kryen homazhe në nderim të tij, miqve, bashkëpunëtorëve, dhe përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, në këtë ceremoni kishte edhe politikanë të lartë shqiptarë që munguan.
Mungesa e cila ra në sy përgjatë gjithë ditës ishte ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. Po ashtu, në homazhe mungoi edhe ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë pune jashtë vendit. Burimet thanë se Basha ndodhet prej dy ditësh në Berlin në takime me deputetë të Bundestagut./ faktor.al/
FOTO ARKIV












