InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Sindroma e Piter Panit: Frika e meshkujve për t’u rritur

1 Qershor, 2022
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Sindroma e Piter Panit: Frika e meshkujve për t’u rritur

Mund t’ju ketë ndodhur të keni takuar një të rritur që sillet si një fëmijë. Një sindrom të tillë e quajnë sindroma e Piter Pan, dhe përshkruan qëndrimin e atyre që duan të jetojnë një fëmijëri të përjetshme duke refuzuar të rriten, të marrin përgjegjësi, apo të bëjnë zgjedhje. Shpesh prek meshkujt krahasuar me femratdhe shoqërohet edhe me paaftësi për të dashuruar. Një person që vuan prej këtij sindromi, është i papjekur, i arratisur nga realiteti apo nga vetja, dhe ruan tiparet e fëmijërisë edhe në moshë madhore.

Piter Pani i përjetshëm është një i rritur që sillet si një fëmijë, që jeton në një të tashme të përjetshme, pa rregulla, sepse rregullat nuk i janë imponuar dhe nuk i janë mësuar ndonjëherë. Psikologia Viola Poggini, pjesë e “Urdhrit të Psikologëve të Lazios”, na jep më tepër detaje për të kuptuar më mirë se çfarë përmban, cilat janë shkaqet dhe si mund të kapërcehet sindroma e Piter Pan.

Sipas saj, prindërit modernë janë distancuar nga modeli autoritar për të marrë një model shumë mbrojtësndaj fëmijëve. Ata janë më tepër të interesuar t’i kënaqin fëmijët, duke iu larguar detyrës së tyre thelbësore, që është edukimi. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë t’u dërgojnë fëmijëve të tyre një mesazh tëgabuar, duke i shtyrë ata të mendojnë se “nëse prindërit më mbrojnë mua, kjo ndodh sepse nuk i kam aftësitë dhe kompetencat për ta mbrojtur vetë veten“. Kjo gjë ka efekte në vetëvlerësimin e fëmijëve. Nuk ka pjekuri më të madhe, përveç përballjes me zhgënjimet, me gabimet dhe me dështimet që duhet të jetë në gjendje të përjetojë çdo i ri përmes veprimeve të tij. Përpjekja e disa prindërve për t’i mbrojtur fëmijët e tyre nga zhgënjimi, gjeneron të rinj që mbeten përherë fëmijë, sikurse ndodh me protagonistin e “Piter Pan”.

Frika nga rritja shpjegohet me zbehjen e funksionit detyrues të ushtruar nga prindërit. Është bindja ndaj rregullave ajo që na bën të rritemi dhe të piqemi. Nëse nuk kemi kufij të përcaktuar saktë, si mund të mendojmë se mund t’i kapërcejmë kufijtë e vetes sonë? Ajo që quhet kompleksi i Piter Panit, ose sindroma e Piter Panit është pikërisht vështirësia e disa individëve për të marrë përgjegjësi, për të rrezikuar, për të planifikuar apo edhe për të bërë zgjedhje , pasi janë rritur nën mburojën e prindërve, pa upërballur kurrë me probleme në jetën e tyre.

Zgjidhja që sugjeron psikologia në këto raste,  është t’u jepet fëmijëve një mundësi për të ndjekur pasionet e tyre, gjë që normalisht do i bëjë ata të përballen edhe me vështirësitë. Pasionet dhe dëshirat mund të jenë një motor i fuqishëm për të shprehur veten, si dhe për t’u përballur me dështimin, pasi jo gjithmonë do të korrësh sukses në atë që pëlqen. Kjo gjë padyshim të rrit dhe e thyen dëshirën për tëqëndruar përherë fëmijë. Vetëm ata që mësojnë t’i pranojnë dështimet, dhimbjet dhe vështirësitë si një pjesë normale të rritjes individuale, arrijnë të humbasin në mënyrë progresive tiparet e fëmijërisë dhe mund ta kapërcejnë sindromën e Piter Pan.

Të Lidhura

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com