InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nuk është dashuri e vërtet, nëse nuk mund të flasësh me të për këto 12 gjëra

29 Maj, 2022
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A
4 gjërat që çdo femër duhet të bëjë patjetër pas seksit

Do të dish nëse djali që ke pranë, është personi i duhur për ty dhe që do të qëndrojë pranë për gjithë jetën tënde? Atëherë duhet të dish se cilat janë 12 gjërat, për të cilat mund të flasësh hapur me të. Nëse nuk mundesh dot për arsye nga më të ndryshmet, atëherë dije se nuk është personi i duhur për ty.

1. T’i tregosh kur je e acaruar. Nëse nuk je në gjendje t’i thuash për rastet kur je e acaruar për diçka që tëka ndodhur, apo për diçka që ai ka bërë, kjo do të thotë se komunikimi mes jush nuk funksionon.

2. I dashuri yt të akuzon se emocionohesh jashtë mase? Nuk qan dot përpara tij, pasi ndihesh në siklet? Edhe kur mundohesh t’i flasësh për gjëra serioze, të jep përshtypjen se atij nuk i interesojnë ato gjëra? Atëherë me shumë mundësi nuk është personi që meriton të kesh pranë për pjesën e mbetur të jetës tënde.

3. Ta shprehësh kur ndihesh keq. Ne femrat të paktën një javë në muaj ndihemi keq dhe kemi shpërthimet tona të humorit. Nëse në këto momente, kur hormonet tona të stresit janë në stratosferë, ai nuk të kupton, atëherë është e kotë të qëndrosh pranë tij.

4. Të flasësh për marrëdhëniet e tua të shkuara. Sigurisht që nuk është normale të flasësh për gjithçka qëke përjetuar në marrëdhëniet e mëparshme, por mund të flasësh me partnerin tënd aktual për lidhjet që ke pasur apo për ish-at e tu. Në fund të fundit, ti je shndërruar në personin që je tani, edhe falëmarrëdhënieve që ke kaluar më parë.

5. Të flasësh për intimitetin mes jush. Nuk duhet të jetë një problem të flisni për intimitetin tuaj dhe për atë që do të donit që personi tjetër të bënte për ju, pasi kjo gjë tregon shumë për lidhjen mes të dyve. Nëse nuk e bëni dot një gjë të tillë, dijeni se personi që keni pranë, nuk është aq i interesuar për lumturinë tuaj dhe për çfarë ju bën juve të ndiheni mirë.

6. Të flasësh për të ardhmen. Ndërmjet dy personave të dashuruar është diçka e bukur të flitet edhe për planet e së ardhmes. Nëse të dy keni në plan të kaloni shumë kohë bashkë, atëherë duhet të flisni edhe për të ardhmen. Nëse partneri yt e shmang këtë bisedë, atëherë duhet të nisësh të shqetësohesh.

7. Të flasësh për momentet e sikletshme të jetës tënde. Nëse nuk ndihesh komode të flasësh për situatat kur je ndjerë në siklet në jetën tënde, atëherë nuk ia vlen të qëndrosh me personin që ke pranë. Nëse s’flet me të për të tilla gjëra, atëherë nuk ke me kë të flasësh tjetër. Me atë që do duhet të ndihesh komode tëflasësh edhe për sekretet më të fshehta e më të rënda.

8. Të flasësh për mënyrën se si të pëlqen t’i shpenzosh lekët e tua. I dashuri yt acarohet kur ti i shpenzon lekët për gjëra të pavlera? Kjo gjë nuk është normale, sidomos kur ti i nxjerr vetë të ardhurat e tua dhe je e pavarur ekonomikisht. Mendohu mirë për personin që ke pranë, nëse ke frikë për t’i thënë se pse i shpenzuar lekët e tua.

9. Të flasësh për opinionet e tua mbi besimin. Besimi fetar mund të thotë gjithçka për disa persona dhe asgjë për disa të tjerë. Nëse partneri yt shkon çdo fundjavë në kishë apo xhami, ndërkohë që ty nuk ta ndjen fare për fenë, kjo gjë mund të jetë një burim debatesh mes të dyve. Ama duhet të dini t’i respektoni zgjedhjet e secilit dhe është e rëndësishme të flisni edhe për këtë aspekt.

10. Të flisni për raportet familjare. Mund të ndodhë të mos ju pëlqejnë të afërmit apo prindërit e partnerit tuaj. Këtë gjë duhet t’ia thoni dhe nëse ai nuk e pranon faktin që nuk i pëlqeni të afërmit e tij, atëherë kjo gjë tregon se nuk është mjaftueshëm i dashuruar me ju. Nuk mund të na pëlqejnë të gjithë personat qëbëhen pjesë e jetës sonë, ndaj partneri juaj duhet ta kuptojë këtë gjë.

11. Të flisni për çfarë ju pëlqen apo jo në shtrat. Këtë aspekt e kemi trajtuar edhe pak më sipër. Ështënormale të flisni me personin që doni për këtë argument, pasi është tepër i rëndësishëm në një lidhje. Ajo çfarë i pëlqen atij, mund të mos ju pëlqejë juve dhe anasjelltas. Nëse duheni, atëherë mund ta gjeni mënyrën për të kaluar mirë edhe në shtrat.

12. Të flisni për ndjenjat tuaja. Nëse e doni marrëzisht, tregojani këtë gjë. Nëse ai nuk është i interesuar për të ditur se çfarë ndjeni realisht për të, atëherë me shumë mundësi nuk është aq i dashuruar pas jush.

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com