Tirana feston zyrtarisht titullin e 26-të kampion në historinë e klubit, ndonëse është mundur në “Selman Stërmasi” 2-3 nga Kukësi në javën e fundit të Superiores.
Miqtë kanë qenë më të motivuar në këtë sfidë dhe kanë marrë atë që kërkonin në kryeqytet, por ndonëse ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt, Kukësi nuk e ka siguruar akoma një vend në Kupat e Europës.
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të përcaktojë skuadrën e 4-t që shkon në Europë. Nëse fiton Vllaznia Kupën atëherë shkodranët shkojnë në Europë, nëse fiton Laçi atëherë përfiton Kukësi i vendit të katërt.
Vllaznia ka fituar 3-1 sfidën kundër Kastriotit, por ky sukses nuk ka mjaftuar për të siguruar një vend në Europë nga kampionati.
Goleadë në Laç mes skuadrës vendase dhe Partizanit, por në fund janë të kuqtë që festojnë pasi fitojnë 4-3, falë një goli të Kote në minutat shtesë. Të kuqtë sigurojnë vendin e tretë dhe bashkë me të edhe një vend në Kupat e Europës.
Është mbyllur pa gola sfida e Korçës mes Skënderbeut dhe Teutës. Nuk ka fitues edhe në Rrogozhinë, aty ky Egnatia dhe Dinamo barazojnë 1-1.
Nuk ka fitues edhe në luftën në distancë mes Seferit dhe Guindo për këpucën e golashënuesit, pasi të dy sulmuesit shënojnë nga një gol në ndeshjet respektive dhe mbyllin sezonin në kuotën e 19 golave.
RENDITJA PËRFUNDIMTARE












