Nga Rovena Cerka
Kujtoj sikur të ishte dje kur një vit e gjysmë më parë kryeministri Edi Rama më akuzonte se bëja “pyetje me kufje në vesh” dhe Partia Demokratike dilte në reagime kundër dhunës qeveritare ndaj gazetarëve, 2 vite më parë kur Sali Berisha postonte në Facebook lajmin tim për dhunimin e një qytetari nga policia pasi kishte shkelur orën policore në kohë pandemie, lajm që supozohej se ishte kundër qeverisë ndërsa sot, vetë zoti Berisha pretendon se kam marrë pyetje nga punëdhënësi im. E në fund flet për lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve.
Unë nuk mar e nuk kam marë kurrë pyetje të porositura, sa për telefonin, kemi edhe fëmijë e familjarë, ndaj mesazheve të të cilëve duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri, edhe pse në krye të detyrës.
Të njëjtën etikë kam pasur dhe do të kem ndaj çdo politikani që shfrytëzon gjithçka për arsye politike. Kudo qofsha, me punë apo pa punë!
Sa për Report tv- jam krenare që jam pjesë e tij!











