InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

E hoqën nga grupi i Whatsapp-it i PD, reagon Patrik Sadikaj:PD nuk është plaçka e askujt dhe si e tillë i takon vetëm demokratëve

29 Mars, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
E hoqën nga grupi i Whatsapp-it i PD, reagon Patrik Sadikaj:PD nuk është plaçka e askujt dhe si e tillë i takon vetëm demokratëve

Nje nga drejtuesit e Zyres se Shtypit ne Partinë Demokratike, Patrik Sadikaj, ka reaguar për situatën e krijuar dje ku si pasojë numri i tij i telefonit dhe i kolegëve të tij është hequr nga grupi i Watsapp.

Pjesë e këtrij grupi ishin anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ish kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në reagimin e tij në Facebook, Sadikaj vë në dukje se e kanë hequr jo vetëm nga grupi i Watsapp por edhe nga puna. Gjithashtu ka një thirrje për të gjithë ata persona të cilët në PD nuk kanë punuar për partinë por për interesat e tyre personale.

Nuk e kisha në plan të reagoja fare, por heqja ilegale nga grupi i punës në Whats App që mundësonte komunikimin me median, më detyroi të them nja dy fjalë si sqarim.
Jo për tu qarë e as për tu ankuar. Fundja nga PD nuk më heqin dot ata që me PD kanë lidhje krejt tjera nga ato politike, shpirtërore e morale.
Reagimin e kam për gjithë ata demokratë që sot kanë përfunduar në dorë të disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
Në dorë të atyre, që kur unë burgosesha, rrihesha e kërcënohesha nga policia dhe bandat e pushtetit të vitit 98-99, ata i gëzoheshin benefiteve që u jepnin bijtë e pushtetit.
Demokratët e dinë se shumë prej atyre që sot më fshijnë mua në mënyra komuniste, ilegale, pa thënë asnjë fjalë, janë aty jo se janë demokratë. Gjithkush e di se ata skanë asnjë lidhje me PD e që deri dje ishin në barrikadën e kundërt me demokratët.
Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD i votuar nga shumica dërmuese e demokratëve në 2 mandate dhe i kam shërbyer Partisë Demokratike, pa asnjë kursim dhe pa e parë emrin e kryetarit. Madje kam qenë kritik ndaj tij, kur këta që sot flasin në emër të PD, lëpiheshin korridoreve dhe paradhomave për ti fërkuar krahët dhe duke më sulmuar mua e të tjerë që mendonin si unë.
Historia ime në PD, është më e madhe sesa interesi i atyre që duan pushtetin e PD, jo të mirën e PD. Kur unë punoja për të mirën e PD, disa prej tyre punonin kundër meje e kundër PD. E pavarësisht kësaj, unë as u bëra deputet e as ministër. Por prapë isha aty, duke punuar për PD, dhe këtë ata që fshihen pas makijazhit të bukur të ndonjë fasade, e dinë fort mirë se me disa prej tyre kam qenë krah për krah.
Gjithsesi, emrin mund të ma fshijnë nga grupi i whatsap, normalisht edhe nga puna mund të më heqin (në fakt e kanë bërë), por ama një gjë nuk ma heqin dot: të qenurit demokrat.
Këtë nuk ma merr dot askush, qoftë edhe një njeri që lidhjen e vetme me PD ka diçka krejt tjetër veçse të mirës së PD. Mbase interesa të fshehta apo edhe jopolitike. Kush e di.
Pasqyra në zyrën që më kanë marrë besoj do tu shërbejë të shihen në të e të përballen me fytyrën e tyre reale…
Unë kam jetuar me djersën e ballit dhe me asnjë djersë që del prej pjesëve të tjera të trupit dhe ashtu do të vazhdoj të jetoj për të mos i lënë asnjë hije të keqe fëmijëve të mi, që mbase nuk u garantoj asnjë luks, por ama dinjitet po.

PD NUK ËSHTË PLAÇKA E ASKUJT DHE SI E TILLË I TAKON VETËM DEMOKRATËVE.

Të Lidhura

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025
“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025
Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com