InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, arrestohen 2 policë, 3 nën hetim

27 Mars, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, arrestohen 2 policë, 3 nën hetim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e djeshëm në Komisarioatin numër 5 në Kamëz ku një i ri ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima dhe një i ndaluar shkaktuan zjarrin pasi kishin me vete mjete ndezëse.

Dy policë janë arrestuar, Hajredin Boja 64 vjeç, i cili mbeti i lënduar teksa po tentonte të nxirrte të burgosurit, si dhe inspektori Fatmir Isufi 64 vjeç. Nën hetim janë inspektorët Lutfi Muça 64 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin nr. 5, Mark Marashi 52 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Nr. 5 dhe Komisar Ylli Çollaku 44 vjeç me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 5.

Më datë 26.03.2022, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në bashkëpunim me ekspertë kriminalistë dhe ata zjarrfikës, nën drejtimin e  Prokurorit  të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar hetime paraprake për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në ambientet e paraburgimit të Komisariatit Nr. 5, Tiranë.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë dyshohet se ka ndërruar jetë në spital shtetasi Arben Mici, 26 vjeç, i arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa kanë mbetur të lënduar (jashtë rrezikut për jetën) shtetasit Dilaver Idrizi, i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, si dhe punonjësi i policisë, Hajredin Boja.

Pas hetimeve paraprake, janë krijuar dyshime të bazuara në fakte dhe prova ku si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të punonjësve të Policisë të këtij komisariati, të cilët nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar Arben Mici dhe Dilaver Idriz, të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë arrestuar në flagrancë, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, punonjësit e policisë: Inspektor F. I., 64 vjeç, me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë dhe Inspektor H. B., 64 vjeç, me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Po kështu, për shkak të mos ushtrimit të kompetencave dhe moskryerjen e veprimeve për parandalimin e ngjarjeve të rënda të kësaj natyre, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, janë proceduar në gjendje të lirë edhe punonjësit e policisë:

Inspektor L. M., 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë; Inspektor M. M., 52 vjeç, me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë; Komisar Y. Ç., 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë qëllim vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, përcaktimin e saktë të vatrës së zjarrit dhe mjeteve që kanë shërbyer për vënien e zjarrit në ambientet e brendshme të dhomave të paraburgimit të këtij Komisariati, nga ekspertët e shërbimit zjarrfikës, ndërsa grupi hetimor vijon edhe gjatë ditës së sotme këqyrjen e vendit të ngjarjes për mbledhjen e provave.

Të Lidhura

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025
Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025
Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 
Aktualitet

Ngacmonte s*ksualisht nxënëset përmes mesazheve në WhatsApp, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq mësuesin e artit 

16 Shtator, 2025
Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor
Aktualitet

Scorpions rikthehen në Tiranë pas 24 vjetësh për një koncert madhështor

15 Shtator, 2025
E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025

TË FUNDIT

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU
Aktualitet

“Nuk jam deputete e PD-së”, reagon Mesila Doda: S’u konsultova për grupet, do vazhdoj kauzat e PDIU

18 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 18 Shtator 2025

18 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50-vjetorin e lindjes mes miqve dhe atmosferës festive

17 Shtator, 2025

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!
Aktualitet

Jorida Tabaku: Nuk jam kandidate për Bashkinë e Tiranës!

17 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com