Princ Leka II sot feston 40 vjetorin e lindjes dhe mes qindra urimeve dhe mesazheve që kanë vërshuar në adresë të tij nga shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, spikat urimi i kryelegalistit Axhami, i cili i dëshiron jetëgjatësi dhe lutet që Zoti ti mundësojë sa më shpejt aspiratën e përbashkët të bashkimit të kombit shqiptar.
Urimi i plotë:
NTM Princ Leka II.
Gëzuar ditëlindjen.
Kam nderin e kënaqësinë që në emër të të gjithë legalistëve dhe në emrin Tim personal, të uroj Gëzuar Ditëlindjen.
Zoti të dhëntë shëndet e jetë të gjatë e mundësoftë që sa më shpejt aspiratat tona të përbashkëta të bëhen realitet në të mirën e kombit shqiptar, sot kjo më e domosdoshe se kurrë ??.