?Ditën e sotme në orën 17:00, kreu i PD ka njoftuar mbledhje grupi në selinë e Partisë Demokratike.
Një pjesë e madhe e deputetëve demokratë prej ditësh i kanë kërkuar kreut të PD të dorëhiqet në mënyrë që t’i hapë rrugën një gare brenda partisë.
Lëvizjet në PD nisën pas publikimit të rezultatit zgjedhor të 6 Marsit ku Partia Demokratike zyrtare nuk fitoi asnjë bashki.