✅ Deklarata e ministres së financave se një shqiptari i duhen 130 euro në muaj për të mos u konsideruar i varfër ka ngjallur reagime të shumta tek opinionistë, politikanë dhe qytetarë të mdryshëm, të cilët e kanë konsideruar të pabazë dhe krejtësisht të papërgjegjshme.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe ish deputeti lezhian, Eduart Ndocaj, i cili e cilëson ministren e financave, përveçse të paaftë dhe nuk njeh realitetin social-ekonomik të Shqipërisë, por dhe një lajthitje prej deliranteje, që provokon qytetarët dhe përçmon të skamurit.
Ndocaj, i ka kujtuar ministres minimumin jetik në Shqipëri, si dhe i bën apel të hedhë sytë nga familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, e cila është një lëmoshë qesharake që nuk ka asnjë kuptim dhe nuk përmbush nevojë jetike për familjet që trajtohen.
Ish deputeti që gjithnjë është në anën e qytetarëve, madje dhe kur ishte pjesë e mazhorancës politike ai njihej për qëndrimet kundër vendimeve të qeverisë që preknin interesat sociale dhe ekonomike të popullatës, ka qenë vazhdimisht i prerë teksa e ka cilësuar Ramën si kryeministrin më katastrofë të periudhës pluraliste, dhe ministrat e tij i ka quajtur kukulla dhe marioneta që plotësojnë “orekset” dhe qëllimet e kryeministrit.
Ndiqni prononcimin e plotë: