Ervin Goxhaj, kryetar i degës 4 të PD-së në kryeqytet, përmes një reagimi në profilin facebook, ka përgënjeshtruar çdo insinuatë që hidhet për diversion mes demokratëve dhe që nuk i shërben mesazheve përbashkuese, se gjoja krerët e degëve janë rrogëtarë dhe paguhen me financat e partisë.
Kryetari Goxhaj, teksa ka sqaruar demokratët se pohime të tilla po synojnë denigrimin e forumeve të PD dhe që kanë qëllim zhbërjen e tyre, nënvizon se fara e përçarjes së demokratëve po gatuhet në brumatriçen e parave të korrupsionit të qeverisjes tonë dhe që ushqen hienat e pamëshirshme që i janë vërsulur PD-së nëpër televizone të ndryshme.
Ja reagimi i plotë i kreut të degës 4, Ervun Goxhaj:
Per tju pergjigjur genjeshtrave dhe mashtrimeve qe vijne nga ata qe jane te interesuar per shkaterrimin e PD, kryetaret e degeve zgjidhen nga antaresia dhe nuk jane rrogtare te partise, po me leket e tyre paguajne edhe sherbimet ne funksion te partise. Parate e korrupsionit te qeverisjes tone ushqejne hienat qe jane leshuat neper televizione te demtojne pd!