Ish deputeti Eduart Ndocaj, përmes një video, ka përshëndetur protestën që po zhvillohet në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve, si dhe është solidarizuar me protestuesit duke i konsideruar qytetarë dinjitozë, pasi për herë të parë hanë ngritur pa regjisurë politike.
Në videon e shpërndarë për ndjekësit, “kaubojsi” ka bërë një analizë të shkaqeve dhe faktorëve që çuan në rritjen spekulative të çmimeve të produkteve bazike të jetës, duke adresuar përgjegjësinë tek kryeministri Rama dhe lidhjet e tij me biznesemenët e importit të këtyre produkteve.
Ndocaj, i ka quajtur banditë këta importues që janë lëshuar si të babëzitur duke grabitur çdo qindarkë të shqiptarëve.
Ish deputeti lezhian, ka apeluar me vijimin e protestave të fuqishme deri në zmbrapsjen e kryehajdutit Rama, si dhe të mbajnë larg politikanët nga kjo protestë, pasi nëse përfshihen ish ministra dhe ish deputetë që njihen për zullumet e tyre, atëherë dështimi është i garantuar.
Prej 5 ditësh, mijëra shqiptarë, në Tiranë dhe në qytete të tjera janë ngritur në protesta të fuqishme kundër rritjes abuzive të çmimeve.