Ditën e sotme në orën 11:00, qytetarët nga e gjithë Shqipëria pritet të mblidhen në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.
Ndonëse, duhen dhe disa orë për t’u mbledhur qytetarët, forca të shumta policie kanë dalë në terren duke u vendosur në rrugët kryesore të kryqytetit.
Për tre ditë me radhë qytetarët kanë dalë pothuajse në të gjitha qytetet për të protestuar, teksa ka patur edhe përplasje me policinë për shkak të bllokimit të rrugëve.