Dy kandidatë për kryetar të bashkisë njëri në Dibër e tjetri në Lushnjë nuk do të mund të votojnë në bashkitë ku garojnë.
Kandidati i PS në Dibër, Rahim Spahiu nuk ka mundësinë të votojnë pasi është i regjistruar me vendbanim në Tiranë.
Gjithashtu edhe kandidati i PD në Lushnjë Indrit Stefa për të njëjtën arsye nuk do të votojmë.
Kujtojmë që pak më parë kandidati i PD në Durrës, Luan Hoti hodhi votën në kuti, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë për të ardhmen.
Edhe pse me disa problematika të vogla procesi i numërimit ka nisur në të gjithë vendin.