PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.
Për PLL, në çdo moment rritja, abuzimi me çmimet dhe cilësinë e hidrokarbureve kanë qenë një shqetësim serioz.
Sot karburantet pësuan një rritje tjetër çmimi, ku vetëm nafta arriti vlerat 230 lek/ litër, çmim ky i papërballueshëm për këdo.
Kjo rritje çmimi është një goditje tjetër që i jepet çdo biznesi, sektorit industrial, bujqësor e blektoral e që po pasqyrohet shumë shpejt me rritje çmimesh e vështirësi lëvizjeje duke rënduar në xhepat e çdo qytetari.
Pavarsisht kushteve aktuale që edhe ndikojnë në këtë rritje çmimi, tek në me çmimin e naftës, cilësine e saj eshtë abuzuar gjithmonë e jo vetëm sot, e ndërkohë vetë shteti ka heshtur.
Në këtë situatë aktuale duhet të marren masa urgjente per të frenuar në maksimumin e mundshëm këtë rritje duke kontrolluar fillimisht aktet abuzive që mund të bëhen.
Gjithashtu për të bërë të mundur uljen e çmimit të naftës, sidomos në këtë situatë të vështirë ekonomike, duhet që sa më shpejt të hiqen disa prej taksave që mbahen brenda çmimit të saj, ndërkohë kur çdo shtet tjetêr si Shqipëria i ka më lehtësuese e me vlera më të ulta.
Tek ne sot mbi çmimin e naftë rëndojnështatë taksa bashkë me tvsh, si psh akciza, karboni, qarkullimi, licensimit dy taksa për koncesionarët, ngjyrimi dhe skanimi shto TVSH shumë të lartë 20%.
Ndërkoh shteti gqinjë Maqedonia ka vetëm akcizën dhe TVSH.
Në fund këto taksa e çojnë barrën totale në një litër naftë rreth 110 lek/ litër ose rreth 50% e vlerës tregut është vlerë takse.
Taksa vërtetë duhen por jo kur taksimi bëhet në mënyrë abuzive e aq më tepër për interesa klienteliste e në dëm të qytetarëve..