Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin.
Për shkak të temperaturave të ulëta prezencë të ngricave të forta në rrugë kryesisht në zonat malore.
Era parashikohet kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
