Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë për transparecë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, duke marrë shkas ngta lufta në Ukrainë. Në një deklaratë për mediet kryedemokrati Basha tha se qeveria duhet të marrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga PD: uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet e shportës nga 20 në 6% dhe heqjen e taksës mbi karburantin prej 240 lekësh për litër.
Basha: Ndërsa ndjekim me shqetësim sulmin brutal dhe të paprovokuar të Rusisë mbi Ukrainën dhe qëndrojmë të vendosur pranë popullit të Ukrainës në këto ditë të vështira, me shpresën që ky agresion kundër një shteti sovran, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare do të ndalojë sa më parë, këtu, në vendin tonë, na lind detyra që të minimizojmë sa më parë pasojat e kësaj lufte.
Për këtë arsye sot i bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave apo për masat që ka ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, të cilat edhe ne kushtet aktuale e kanë të vështirë të përballojnë nevojat bazë.
Gjendja ekonomike e shqiptarëve, edhe përpara zhvillimeve të fundit është e qartë për të gjithë. Sipas të dhënave, më shumë se gjysma e popullsisë ne vend sot e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre. Duhet marrja e masave konkrete dhe i bëj thirrje qeverisë që të marrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga PD:
Masa e parë: Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet e shportës nga 20 në 6%
Masa e dytë: Heqjen e taksës mbi karburantin prej 240 lekësh për litër.
Qeveria duhet të bëjë transparencë, mediet kanë nisur që të raportojnë blerjen e produkteve bazë nga qytetarët. Paniku nuk ndihmon në këtë situatë, por e ndihmon. Kjo është hjjë arsye më shumë se duhet menjëherë veprim, transparencë dhe informacion nga qeveria.