InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vrau gruan dhe e raportoi si të vetvrarë, reagon psikologia Lekli: Qasja e institucioneve dhe e shtetit shqiptar ndaj fenomenit të dhunës në familje, papërgjegjshmëri dhe primitivizëm

8 Shkurt, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Vrau gruan dhe e raportoi si të vetvrarë, reagon psikologia Lekli: Qasja e institucioneve dhe e shtetit shqiptar ndaj fenomenit të dhunës në familje, papërgjegjshmëri dhe primitivizëm

Nga Marsela LEKLI, psikologe

Tashmë, është realitet! Dhuna në familje po njeh përmasa të frikshme! Statistikat dhe raportimet janë marramëndëse. Një shoqëri që vegjeton në varfëri ekstreme nuk mund ta përligjë kurrsesi dhunën në familje, fenomen i cili gjatë këtyre tre dekadave është shfaqur me monstruozitetin e tij.

Tjetër vrasje sot dhe sërish raportohet për një viktimë, e cila përvecse mbështillet me tisin e mëshirës së opinionit, merr me vete dhe përgjegjësinë e institucioneve që asnjëherë nuk po e trajtojnë me hapa efektivë, por thjeshtë si një problem individual. Kjo qasje e institucioneve dhe e shtetit shqiptar ndaj fenomenit të dhunës në familje, dëshmon shkallën e primitivizmit shoqëror të një kombi dhe padobishmërinë e insitucjoneve dhe shoqatave që përfitojnë fonde për parandalimin e saj. Ngjarja e sotme në Fier, ku burri vret gruan dhe e raporton si të vetvrarë, është drama e bjerrjes së vlerave morale të një shoqërie që endet kuturu në zallamahinë 30 vjecare.

Nisur nga rastet në rritje dhe padobishmërinë e efektivitetit të deritanishëm, është imperative hartimi i strategjive kombëtare për të siguruar mekanizma konkrertë që të gjitha format e dhunës në familje të identifikohen, shkaktarët e dhunës të përcaktohen, ndikimet e saj të adresohen dhe politikat sociale dhe programe të ndryshme ndërhyrjeje të implementohen për të parandaluar çdo lloj pasoje që mund të dëmtojë familjen dhe mbarë shoqërinë shqiptare.

Pra, strategjitë e dhunës në familje dhe programet e ndërhyrjes duhet të përparojnë premisën e tyre se dhuna në familje është një aktivitet kriminal dhe është një sjellje e mësuar, dhe prandaj është e ndryshueshme. Në fokusin e politikave sociale dhe praktikave të lidhura me dhunën në familje, duhet të jetë përmirësimi i sigurisë së grave dhe fëmijëve dhe parandalimi i sjelljeve abuzive, frikësuese dhe të dhunshme të keqbërësve ndaj kësaj kategorie të popullatës shqiptare.

Së bashku le të kontribuojmë për parandalimin e dhunës në familje, le t’i japim fund kësaj dukurie sa të shëmtuar për vlerat qytetërues, aq dhe dramatike për sensin e një trendi bashkëkohor që përfshin në rrjedhat e zhvillimit shoqëritë njerëzore.

Në fund të fundit, kjo është përgjegjësi e shtetit!

Të Lidhura

Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026
“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026
Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut
Aktualitet

Moti sot, kthehen vranësirat dhe reshjet e shiut

24 Janar, 2026
Denada Isa ndez pasionin për Gjuhën Shqipe: Nxënësit e “Asdrenit” shkëlqejnë në konkursin e ZVAP-së! 
Aktualitet

Denada Isa ndez pasionin për Gjuhën Shqipe: Nxënësit e “Asdrenit” shkëlqejnë në konkursin e ZVAP-së! 

23 Janar, 2026

TË FUNDIT

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!
Opinione

Doktor Arjan Hamiti, një emër që frymëzon besim dhe shpresë!

26 Janar, 2026

Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026

Horoskopi ditor, e hënë 26 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e hënë 26 janar 2026

26 Janar, 2026

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com