InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha përmend modelin italian: Të dënohen deri në 22 vite burg politikanët që blejnë vota, kufizim në dy mandate për kryeministrin

25 Janar, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha përmend modelin italian: Të dënohen deri në 22 vite burg politikanët që blejnë vota, kufizim në dy mandate për kryeministrin

Gjatë takimit me të rinjtë të FRPD-së kryedemokrati Basha kërkoi Veting për politikanët dhe dënime me 22 vjet burg si në Itali në rast se kapen duke blerë vota në zgjedhje.

Po ashtu Basha theksoi nevojën e kufizimit të pushtetit në dy mandate, ndërsa u shpreh se rinia do t’i japë një politikë të re dhe me fytyrë njerëzore vendit.

“Shumë prej të rinjve sot i kemi në emigracion. Të njëjtin fat do ta kenë bashkëmoshatarë tuaj nëse Shqipëria vazhdon të jetë si sot. Me premtime të pambajtura prej 31 vitesh me politikanë që u plakën dhe duan të vdesin në karriget e pushtetit, duke filluar nga ky që ka 6 vjet që thotë do ta lë politikën dhe cdo vit shpik truke dhe bën krime elektorale për të gllabëruar cdo pushtet. Sepse pushteti korrupton. SHBA u thotë jo më shumë se dy mandate, dhe këtë kam propozuar edhe unë. Vetëm vendosja e rregullave të tilla do na mundësojë të kalojmë nga fjalët te veprat dhe ne e kemi plan. Nëse disa prej tyre do ishte bërë realitet nuk do ishte bërë masakra zgjedhore. E kërkojnë për të gjithë vetëm për veten e tyre nuk e pranojnë. Sot në politikë janë shumë ata që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve, që nuk justifikojnë pasurinë dhe që kanë ardhur si vullnet i interesave të botës së nëndheshme. Dy mandate për kryeministrin, dhe pas kësaj të ketë një qarkullim.

Mund të jetë e njëjta parti, mund të mos jetë, s’ka rëndësi. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute, kufizimi i mandateve dhe vetingut në politikë janë instrumente për ta pastruar politikën dhe për ta bërë atë më llogaridhënëse. Themeli janë zgjedhjet, është vota. Ndaj kemi propozuar që sanksionet për shkatërrimin e zgjedhjeve në Shqipëri të bëhen aq të forta sa në Itali. Nëse një politikan kapet duke blerë vota dënohet deri në 21 a 22 vjet burg. Pse dënim kaq i rëndë sepse vret shpresën. Një politikë që kap pushtetin me mjete të tilla nuk ka fytyrë njerëzore, sado bukur të aktrojë, recitojë apo të ngërdheshet. Shqipërisë i duhet një politikë me fytyrë njerëzore, kjo është arsyeja pse i duhet rinia. Kjo është një përplasje brezash dhe kulturash. Rinia nuk di të linçojë, ka një tjetër kulturë. Nuk ka zemërim më të bukur se ai i rinisë, është ai që do ta ndryshojë Shqipërinë. Kjo tjetra nuk është zemërim është hidhësi, është mungesë respekti. Ardhmja e rinisë është domosdoshmëri. Është ndryshimi i një kulture. Ku po s’mendove si unë je besëthyer, je serb, je grek. A mund të bëhet përpara pa pranuar mendimin ndryshe. Një politikë me fytyrë njerëzore mund të garantohet vetëm nga vota e lirë”, tha Basha.

Të Lidhura

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025
Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025
Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…
Aktualitet

Ervin Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit…

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com