InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Shembja e banesave në “5 Maj”, reagon psikologia Lekli: Shqiptarët janë mësuar të protestojnë me regji politike dhe asnjëherë në mbrojtje të kauzave të tyre jetësore!

19 Janar, 2022
in InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Shembja e banesave në “5 Maj”, reagon psikologia Lekli: Shqiptarët janë mësuar të protestojnë me regji politike dhe asnjëherë në mbrojtje të kauzave të tyre jetësore!

Nga Marsela LEKLI, psikologe

Pamjet e sotme tek “5 Maji“ ku dhjetra familje nxirren në rrugë, përmes një skeme klasike të bashkëpunimit “pushtet-para“ që shemb banesat e tyre për ndërtime oligarkësh,  janë kronikë e një“fati“ të paralajmëruar prej kohësh.

Klithma e atyre banorëve, është oshëtima e kahershme e këtij vendi, që i kapluar nga oguri dramatik i qeverive të korruptuara të tranzicionit shqiptar servir një realitet të tillë ku skenat e dhunës janë mjeti i “dialogut“ me qytetarët, është ofshama e dëshpërimit që ka zhytur  në spiralen e pashpresshmërisë dhe të brengosjes së ardhmërisë shqiptarët dhe andrrallat për prosperitet të tyre.

Nuk është e rastit kjo që ndodh, pasi episode të tilla, vijnë të herëpashershme dhe skenat e dhunimit e të nxjerrjes jashtë të banorëve nga shtëpitë e tyre të ndërtuara me aq mund e djersë, shfaqen oreksshëm duke përmbushur përmes politikave antisociale dhe antikombëtare axhendën e tyre të braktisjes masive të këtij vendi nga qytetarët shqiptarë që rendin pa asnjë perpsektivë dyerve të botës, me të vetmin qëllim, të ikin nga shteti i tyre që përpos represionit të vazhdueshëm, u ka vrarë bulëzat e shpresës për ardhmëri në vendin e tyre.

Këto pamje të sotme, janë një “deja vu“ e bregalumasve, e “Astirit“ , e “Bulevardit“ , e….etj, etj, ku protestat e tyre ishin një zë në shkretëtirë dhe nuk merrnin asnjëherë jehonën e tyre kombëtare, pasi shqiptarët janë mësuar të protestojnë me regji politike dhe asnjëherë në mbrojtje të kauzave të tyre jetësore.

Shqiptarët mblidhen dhe protestojnë furishëm për karriket e liderëve të tyre, për poltronet e humbura të pushtetarëve, por asnjëherë për veten, sepse politika ka indoktrinuar mendjet e qytetarëve duke i helmatisur me dogma nënshtruese.

Sa kohë që ushqehemi nga kuzhina e partive politike dhe nuk qasemi qytetarisht për të patur nëj reagim esencial mbi parimet bazë të të drejtave dhe lirive kryesore të njeriut, kthetrat e pushtetarëve zullumqarë do vazhdojnë të shtrihen pa u tkurrur dhe pa u ndalur në pangopësinë e tyre dhe pamje të tilla do jenë bashkëshoqëruese tonat, pavarësisht vendit dhe kohës.

Të Lidhura

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare
Sociale

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare

7 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!
Sociale

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

23 Shtator, 2025
Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 16 Tetor 2025

16 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com