Kreshnik Çollaku zbardh qëndrimin në kryesi: Dhuna vijë ndarëse. Situata ka nga mbrapa inteligjencë anti-Nato
Pjese nga fjala ime mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD.
“Qe nga fillimi i kesaj krize ne pd jam perpjekur me cdo forme per te shmangur percarjen e ndarjen. Kam heshtur edhe kur jam fyer e kercenuar nga anonime por edhe nga njerez qe nuk mendoja kurre do te degjoja te tilla zhargone e mendesi kaq agresive. Kam bere thirrje per arsye. Me dukej e pamundur qe njerez me te cilet kishim kaluar nje jete,kishim punuar e jetuar ne rrethana te ndryshme te mos linin me nje ane inatet e te mos gjenin arsyen per te ndalur kete perrua inati e gjuhe dhune. Brenda vetes shpresoja ,por po ashtu brenda vetes kisha percaktuar nje vije te kuqe. Vija e kuqe do te ishte perdorimi i dhunes fizike.
Ajo qe ndodhi ne 8 janar ishte kalimi i kesaj vije te kuqe. Ne 8 janar me vjen trup ta them dhe eshte mjerim se ish miq e bashkepunetore tane drejtuan nje sulm fizik kundra nesh.
A e dini se brena turmes ne vijen e pare te mercenareve te paguar qe shqyenin dyert kane qarkulluar lista me emra te vecante deputetesh qe duhet te lincoheshin fizikisht brenda godines ? Pra rrezik ka qene jo vetem godina por dhe jeta e disave ketu brenda. Ata qe i sollen te dyert e godines ishin miqte tane te nje jete ,si mund ta lejonin ata kete dhe aq me teper si mund ta lejojne sot pa u distanciar prej saj. Ate dite Zoti e beri qe ne godine te mos kishte viktima .
Dhuna per mua eshte nje kufi ndares me kedo. Ndaj une mendoj me kedo qe nxiti apo perdori dhune ndaj nesh kolegeve e ishmiqve te tyre nuk ka cfare na mban me bashke. Ne kete parti dhunuesit dhe te dhunuarit nuk mund te rrine me bashke.
Une situaten nuk e shoh sporadike madje e shoh pjese te nje situate ballkanike. Antiamerikanizmi qe po strukturohet ne krejt Ballkanin duke shfrytezuar konflikts te brendeshme e situata te ngjashme ka nje inteligjence nga mbrapa,nje inteligjence anti nato,anti shba anti be. Ndaj mos prisni se ujrat do te qetesohen. Ne duhet te flasim me demokratet duhet te degjojme verejtjet e tyre,duhet t e korrigjohemi me durim por duhet te forcojme marredheniet me aleatet tane strategjik. Ne nuk duhet te lejojme kurre qe PD te kthehet ne nje bunker antiamerikan per cdo lloj arsyeje dhe me cdo lloj cmimi”