Lulzim Basha: Të gjithë e kuptuan sot planin e tij nga kjo seli e dhunuar dhe ambientet edhunuara. Ajo që ka ndodhur është më e qartë kur shikon që nga ana 500 apo 600 persona të thirrur nga Berisha ishin kriminelë e trafikantë të armatosur, duke vënë në jetë një plan të mirëmenduar e të ekzekutuar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo ka padiskutim diçka historike. Me këtë filozofi shkatërrimi, dhunë që nuk pranon mendimin ndryshe, rregullat demokratike, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë, por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton, vetë numëron, vetë bën gjithçka. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë të pranishmit këtu dhe qindra të tjerë që me përkushtimin heroik bënë të pamundur nënshtrimin e selisë blu ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Pamundësuan dhe objektivin tjetër të Berishës, daljen sot me viktima, derdhjen e gjakut të demokratëve.
Lulzim Basha: Për të korurrëzuar aksionin e tij personal. Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush mesy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytytra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua.











