InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

A u pagëzua presidenti Ibrahim Rugova?

29 Dhjetor, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
A u pagëzua presidenti Ibrahim Rugova?

Shkruan: Gani Mehmetaj

Të gjithë e dinë, shumica shtihen, disa duan të mbajnë fshehtësinë e personales, disa gënjejnë.

Presidenti historik, Ibrahim-Pjetër Rugova, sikurse shumica e shqiptarëve të Dardanisë nuk ishte mysliman, por u pagëzua katolik, në moshë të pjekur, në Vatikan. Pati edhe transmetim televiziv. Shumë nga dëshmitarët e pagëzimit janë gjallë, disa kanë vdekur si Papa Gjon Pali i Dytë, ipeshkvi Mark Sopi etj. Me ceremonitë e pagëzimit iu kthye fesë së moçme, rrënjëve, ndërsa a e trashëgoi emrin e një stërgjyshi Pjetër, apo e mori emrin e Pjetër Bogdanit të famshëm, të cilin e kishte idhull e fanar ndriçimi, është vështirë të thuhet. Pjetër Bogdani i udhëhoqi rugovasit dhe gjithë Kelmendin deri në Peshterë në luftë kundër pushtuesve turq dhe kundër ushtrisë tartare me 1688. Pjetër Bogdanit, Ibrahim Rugova ia kushtoi një pjesë të krijimtarisë letrare dhe një pjesë të jetës.

Ndërkaq, rugovasit Perandoria osmane me terror kanë nis ti kthejnë në fenë e turkut pas vdekjes së Pjetër Bogdanit, veçmas kthimi në fenë islame deri në një, me terror, u bë pas vitit 1821, prandaj nuk u duhet të rrëmojnë shumë në histori. Rugovasit, sot, kur i flasin shtatores a varrit të presidentit, i drejtohen me : Ooo, Ibrahim-Pjetër Rugova!

Ibrahim- Pjetër Rugova para dhe pas pagëzimit ishte dhe mbeti personaliteti më i famshëm dhe më i adhuruar ndër shqiptarë jo vetëm në Dardani, por edhe në territoret etnike dhe në Evropën Perëndimore. Pagëzimi i tij e bëri edhe më popullor. Të gjithë shqiptarët e dinin se ai është pagëzuar, të gjithë e tumirnin pagëzimin e tij, nuk e di të ketë pasur ndonjë shkrim a reagim kundër. Mesazhi që e dha në botë me këtë ceremoni simbolike ishte shumë i fuqishëm, e hoqi çdo dyshim se e keqja mund t’u vinte evropianëve nga shqiptarët, për të cilët propaganda serbe trumbetonte se janë myslimanë-islamistë të rrezikshëm, se janë kanceri i Evropës etj. Ibrahim Rugova ishte vizionar, personalitet i përmasave kontinentale.

Takimet me Papa Gjon Palin e Dytë ishin të shpeshta dhe miqësore. Papa Vojtilla polak, ishte burri më i dashur për 95 për qind të shqiptarëve të Dardanisë. Njeriu i parë i katolicizmit ishte mbështetës i madh i çështjes sonë kombëtare. Prapë kjo afri e bënte edhe më popullor në mesin e shqiptarëve. Mijëra familje shqiptare e mbanin dhe e mbajnë në dhomën e ditës fotografinë e Ibrahim Rugovës me Papa Gjon Palin e Dytë. Atëherë të gjithë ishim shqiptarë, atëherë nuk kishin depërtuar shoqatat turko-arabe si mizat në plehra me ryshfete dhe me shantazhe. Ishim të varfër, por shqiptarë e krenarë, nuk na blinte askush me bakllava e kofsha pule, nuk na blinte as me mallin e botës.

Nuk jam i sigurt e ka praktikuar apo jo Rugova fenë e moçme, së cilës iu kthye, nuk ishte me rëndësi a do ta praktikonin apo jo edhe shqiptarët që do ta ndiqnin shembullin e presidentit të tyre, por me rëndësi ishte ta hiqnin njollën e dhunës e të përdhunimeve të pushtuesve osman, sepse feja myslimane ishte fe e turkut, fe që na e dhanë me dhunë. Rugova në biseda me miq, shpesh e thoshte: ku na gjeti kjo fatkeqësi.

Por dihet se ai ashtu sikurse pjesa dërmuese e intelektualëve shqiptarë ishin mirënjohës ndaj Kishës Katolike Shqiptare – shtylla e kombit që e mbajti gjallë gjuhën shqipe dhe frymën kombëtare shekuj me radhë. Po ashtu ndaj veprës madhore të Nolit, pavarësimit të Kishës Autoqefale Shqiptare, kishte respekt të veçantë. Nderime të veçanta i bëri varrit të Fan Nolit dhe veprës së tij .

Ibrahim Rugova kishte afri po aq të madhe edhe me Kishën Protestante. Ai ishte anëtar nderi i kësaj kishe në SHBA, dinte edhe për kontributin e protestantëve në organizimin e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Është Kisha Ungjillore në Dardani që ende e feston Darkën e Lamës.

Sikurse shumica e intelektualëve e krijuesve e dinte se feja e turkut, jo vetëm na la prapa pesëqind vjet, një herë sepse Perandoria Osmane e këputi lidhjen me kontinentin, dhe e ndaloi gjuhën shqipe, herën e dytë sepse vendi mysliman në Evropë, do të thoshte oazë vetmitare, që do ta shqyejnë armiqtë mu si e shqyen historikisht serbët, grekët dhe malazezët, pra të shpallësh se je 95 për qind në fenë e turkut dmth t’ia varesh vetës gurin në qafë e të fundosësh. Ta vrasësh kombin e ta rrënosh shtetin.

Dhe këtë ide dëbimi të mishit të huaj në trupin tonë e përçonte në mënyrë fine, por me këmbëngulje Rugova. Të gjithë shqiptarët e Dardanisë e dinin se ai ishte properëndimor, mu si Pjetër Bogdani, që mbështeti shpresat e shpëtimit në Austro-Hungarinë. Ishte pagëzuar që t’u jepte shembull të tjerëve dhe shembullin e tij e kanë ndjekur mijëra shqiptarë.

Turqia dhe shtetet arabe kurrë nuk e qasen Ibrahim Rugovë dhe Dardaninë në kohën e tij, nuk donin të acaroheshin me Serbinë dhe Rusinë, por edhe sepse ishin kundër projektit që Dardania të futej në Bashkimin Evropianë, në miqësi të përhershme me SHBA-të.

Kështu, kur ishim 95 për qind shqiptar mendonim shqip, me mend në kokë, por mbi të gjitha mendonim në mënyrë të qytetëruar. Ata që nisen të shesin interesin kombëtar, e ndotën vendin, gjuhën dhe atmosferën e përgjithshme, e kriminalizuam politikën dhe ekonominë, dolën në sipërfaqe kërcënimet, vrasjet dhe shantazhet. Kur ishin 95 për qind shqiptarë, nuk na shkonte ndër mend të pyesnim i cilës fe je, sepse feja ishte personale, nuk na shkonte ndër mend të keqtrajtonim apo të vrisnim shqiptarë, sepse të gjithë shqiptarët i kishim vëllezër.

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025

14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com