InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

NJË KUJTIM PËR NJERIUN FISNIK MEHDI E. HOXHA

28 Dhjetor, 2021
in InfoPress, Opinione, Të ndryshme
A A
NJË KUJTIM PËR NJERIUN FISNIK MEHDI E. HOXHA

Ferit Hoxha, Kryetari i “Shoqatës Benda“,
.

Më 24 Dhjetor 2021 përcollëm për në banesën e fundit një profesor të nderuar të Krahinës së Bendës, z. Mehdi Elmaz Hoxha nga fshati Selitë e Malit. Ishte një ditë zie jo vetëm për familjen, selitasit, kolegët, por për mbarë krahinën tonë.
Me vdekjen e parakohshme familja humbi njeriun e tyre të dashur, arsimtarët humbën ish- kolegun e tyre, vetë sistemi arsimor humbi një ish-drejtues të përkushtuar dhe shembullor, selitasit humbën udhërrëfyesin e tyre, kryetarin e Shoqatës Selita, krahina e Bendës humbi një ndër hulumtuesit e vlerave historike të saj, Shoqata Benda humbi një anëtar të kryesisë dhe botuesin e gazetës “Benda”, ndërsa unë; unë humba jo vetëm një shok, një koleg, një bashkëpunëtor të denjë, por edhe një ndër udhërrëfyesit më të mirë që më shoqëroi që nga dita e parë e themelimit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda e deri në fund të rrugëtimit të tij fisnik, pasi këtë rrugë e stisëm dhe e vazhduam së bashku.
Mediu luftoi me sëmundjen “fatkeqe” (kancer në mushkëri), në një periudhë të shkurtër afërsisht gjashtë muaj, periudhë e cila i dha “mundësi” Mediut për t’u çmallur me njerëzit dhe të afërmit, me shokët dhe kolegët e tij. Ishin të shumta përpjekjet nga familjarët e tij, nga mjekët brenda dhe jashtë vendit, por fati e kishte shkruar që të mos jetonte më shumë fizikisht.
Por përveç vuajtjes fizike e shpirtërore, për Mediun ishte dhe një periudhë e “artë”, për vetë faktin, se ai gjatë kësaj periudhe promovoi librin e tij “SELITA DHE SELITASIT”, (Monografi ) kushtuar fshatit të tij të lindjes. Një botim që për nga vlerat i kalon kufijtë e Selitës, madje dhe të Bendës, një vlerë e shtuar edhe për Malësinë e Tiranës dhe të Krujës.
Gjatë kësaj periudhe Mediu si ideator dhe organizator kryesor arriti të organizojë përsëri “Festën e Selitës” në Çajre të Selitës, festë e cila është organizuar për 16 vite rresht, por që ishte ndërprerë për një periudhë 5 vjeçare.
E pra, kjo le të shërbejë si reflektim për çdo intelektual që kontribuon për vendlindjen e vet, sepse kur përpiqesh e punon për të mirën e përbashkët, Zoti të nxjerr faqebardhë, mundi, kontributi dhe sakrifica asnjëherë nuk humbasin.
Përveç kësaj Mediu ka qenë botuesi dhe sponsorizuesi kryesor i gazetës Benda, një gazetë periodike që për 6 vjet rresht përcolli te lexuesi vlerat më të mira të Krahinës së Bendës dhe më gjerë, përcolli shkrime dhe hulumtime të autorëve të ndryshëm që jo vetëm informuan lexuesin e sotëm, por do ngelen si një arkivë me vlera për brezat e ardhshëm.
Mediu dha dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda që nga themelimi, e deri në përditshmërinë e saj. Ai ishte aktiv në çdo diskutim dhe vendimarrje që kishte të bënte me ecurinë e punës në këtë shoqatë, ishte aktiv në çdo aktivitet që u organizua me Shoqatën dhe me Ansamblin Benda, si një udhërrëfyes i zoti, përkrah profesorëve të tjerë si: H. Hysa, I. Kabili, E Lila, M. Celami, M. Afmati, D. Allushi, Dr.Azem Nela e shumë e shumë të tjerë.
Për kontributin e dhënë në shërbim të vendlindjes Mediu është vlerësuar nga Kryesia e Shoqatës Benda me titullin “NDERI i BENDËS. Me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në promovimin e vlerava kulturore e historike të Kahinës së Bendës, si kontributor në botimin e Gazetës Benda, si hulumtues e pëçues i vlerave të vendlindjes nëpërmjet shkrimëve dhe botimeve të tij ndër vite”!
Ndërsa për kontributin e dhënë dhe vlerat e tij si intelektual i rrethit të Tiranës është vlerësuar me titullin “FISNIKËRIA E TIRANËS” nga Shoqata Tirana me kryetar Arben Tafaj.
Ai do të mbahet mend nga shumë ish- kolegë të arsimit për bashkëpunimin e tij si mësues dhe drejtues prej disa vitesh, do të kujtohet me nostalgji nga ish- nxënësit e tij, për komunikimin dhe mësimdhënien profesionale.
Ai u përcoll për në banesën e fundit duke u nderuar jo vetëm nga familjarët dhe farefisi i tij, por nga shumë e shumë pjesëmarrës të tjerë nga Selita e Mali, nga Zona e Bendës, ish-kolegë të arsimit, personalitete të shkencës, artit e të kulturës, si dhe botues të ndryshëm.
Gjatë cermonisë së varrimit u lexua dhe një nekrologji nga intelektuali i Selitës z. Rasim Nela ku ishte përshkruar jeta, vepra dhe kontributi i Mediut në fusha të ndryshme. Ai u percoll për në banesën e fundit ashtu siç i ka hije një njeriu e intelektuali me zemër të gjerë.
Po kush ishte Mehdi Elmaz Hoxha?
Mediu lindi më 30.03.1956 në një familje të madhe dhe me emër. Arsimin fillor dhe tetëvjeçar i mbaroi në fshatin e tij të lindjes, Selitë e Malit, ku klasën e tetë e mbaroi në vitin 1972. Po atë vit vazhdon shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë, të cilën e mbaron në vitin 1976 me rezultate shumë të mira.
Ne vitet 1976-1978 punon si mësues në ciklin fillor në Selitë të Malit dhe e ndërpret atë pasi do të kryente shërbimin ushtarak (të detyrueshëm). Menjëherë pas ushtrisë fillon punë në shkollën 8- vjeçare Mëner i Sipërm në lëndën histori-gjeografi deri në qershor 1980. Po në vitin 1980 emërohet mësues në shkollën 8-vjeçare Bastar Murrizë në lëndën gjuhë-letërsi dhe më pas histori-gjeografi.
Gjatë kësaj periudhe Mediu vazhdon arsimin e lartë pa shkëputje nga puna në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në degën Histori-Gjeografi dhe e mbaron atë në vitin 1985 me rezultate të mira.
Pas diplomimit, në vitin 1985 DARQ Tiranë e emëron Mediun drejtor të shkollës 8-vjeçare Bulçesh deri në vitin 1992. Po këtë vit Mediu emërohet drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar Zall-Dajt. Në vitin 1993 transferohet si drejtor i shkollës së mesme në Kërrabë, kurse në vitin 1997 emërohet drejtor në shkollën 8- vjeçare Babrru-Fushë, shkollë që po hapej për herë të parë….
Nisur nga përvoja, eksperienca dhe rezultatet e punës së Mediut, në vitin 2001 ai emërohet drejtor i Shkollës së Mesme Pedagogjike ‘Sadik Stavaleci në Katund të Ri, Kashar., detyrë të cilën e kreu deri në qershor të 2005 me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ku është vlersuar maksimalisht nga DARQ Tiranë dhe Ministria e Arsimit.
Në vitin 2005 për rrethanat dhe kushtet e kohës del në aktivitet privat ku edhe këtu pati një rrugë suksesi. Gjatë kësaj periudhe Mediu njëkohësisht i është përkushtuar edhe aktiviteteve të ndryshme, shkrime e botime me karakter historik dhe të folklorit kushtuar veçanërisht vendlindjes, e më gjerë, themeloi dhe drejtoi Shoqatën Selita, botoi për 6 vite rresht Gazetën Benda, dha një kontribut të çmuar në aktivitetet e Shoqatës Benda etj.
Ai ishte i martuar me Vjollcën e patën tre fëmijë: Fatjonin, Eljesën dhe Enkelejdën, të tre me arsim të lartë.
Mediu u largua nga kjo botë duke lënë një emër të gdhendur mjaft mirë në punët dhe veprat e tij, për të cilat do të kujtohet me respekt nga kolegët, banorët e Krahinës së Bendës dhe më gjërë.
I PERJETSHEM QOFTË KUJTIMI TIJ!
*Me dhimbje, nga Kryetari i “Shoqatës Benda”,
Ferit Hoxha*.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI i ditës, e martë 10 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e martë 10 qershor 2025

10 Qershor, 2025

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…
Aktualitet

Shtyhet afati i hetimit për Ilir Metën, avokati i ish-presidentit: Do paraqesin prova të reja…

9 Qershor, 2025

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!
Show Biz

Dua Lipa nuk i zhgënjen fansat, shfaqje magjepsëse në Milano!

9 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës së sotme, e hënë 9 qershor 2025

9 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com