Një ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, Partia Demokratike ka nisur zëvendësimet e kryetarëve të degëve që u shkarkuan pak ditë më parë, pasi kaluan me klanin e Sali Berishës.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi konfirmoi se janë caktuar për drejtimin politik të degëve: Red Varaku në Shijak dhe deputeti Bledion Nallbati në Devoll.
Degët e Tiranës do të kenë drejtues politikë nënkryetarët e PDSH-së, Rrushaj, Duma, Tabaku dhe Alibeaj ndërkohë që në pjesën e rretheve anëtarë të Kryesisë qendrore, të Këshillit Kombëtar apo të Kryesive të Degëve.