Xhelal MZIU, deputet i PD-së, qarku Diber
Paketa Fiskale për 2022, rritet akciza e gazit nga qeveria, në këtë kohë krize!
Vendoset akcizë 60 lekë për litër për gazin për bizneset dhe familjarët për gatim dhe ngrohje, do të ketë pasoja negative!
Nafta në Shqipëria ka çmimin më të lart në rajon, 70% e saj merret nga shteti.
Qeveria në vend që të ulte akcizën e naftës, rrit çmimin e burimit alternativ të Gazit duke shkakton kosto shtese per konsumatoret familjare dhe bizneset.
Do të ketë efekt rëndues tek bizneset, familjarët, pensionistët dhe familjet me ndihme ekonomike!
Hiqet skema e rimbursimit të akcizës per lëndët djegëse për fermerët, duke i dëmtuar ndjeshëm, ndërkohë nuk do ta rimbursojë këtë humbje qeveria!
Fillon indeksimi i akcizave sipas normes se inflacionit, duke shkaktuar efekt zinxhir në rritjen e cmimeve të mallrave të akcizës!
Me qeverinë e rilindjes jemi vendi me paketën fiskale më të lart dhe më agresive ndaj biznesit dhe qytetarëve në rajon dhe në Europë!
Çmimi i naftës, gazit, energjisë elektrike, janë më të shtrenjëtat në Europë!











