Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e OKB-së, mbi ndryshimet klimatike, COP26, e cila u zhvillua në Glasgoë, Skoci, tërhoqi vëmendjen e opinionit vendas, jo për rëndësinë e këtij samiti se sa për foton e shpërndarë nga propaganda e tij me aktorin hollyvoodian, Leondardo DiCaprio.
E komentuar gjerësisht ne rrjetet sociale, kjo foto është bërë meme e shumë qytetarëve, të cilët vënë në lojë Ramën dhe lëshojnë komente cinike për qëllimin e përdorimit të kësaj fotoje nga propaganda kryeministrore.
Kjo foto ishte një rast i mirë dhe për ish-deputetin lezhian Eduart Ndocaj, një “usta“ i vërtetë i sarkazmës dhe humorit, i cili përmes një postimi, ka ironizuar foton në fjalë, duke përdorur një gjuhë tallëse dhe cinike.
Postimi i Ndocaj, me një stil humori dhe tallës është në vazhdën e shumë publikimeve që “kaubojsi” bën ndaj sjelljeve dhe qëndrimeve të poitikanëve shqiptarë që bëjnë figurë të keqe dhe japin një imazh negativ të vendit.












