Sokol Ngresi, gjyqtari që ushtron detyrën e tij, në një nga gjykatat më të korruptuara të vendit, siç është ajo e Apelit Vlorë, pritet të dalë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, në 8 Nëntor 2021.
Seanca duket se do përfshihet në debatin, mbi rezultatin shkencor nëse firmat e hedhura në një dokument kontratë paraprake për blerjen e një apartamenti në Vlorë, i përkasin atij ose jo.
Çuditërisht kjo kontratë e firmosur prej gjyqtarit, Sokol Ngresi, nuk doli fare gjatë procesit të verifikimit të tij në KPK-ë, e cila vendosi ta konfirmojë Ngresin në detyrë.
Por tashmë kontrata jo noteriale e datës 26 shkurtit 2014, duket se ka dalë nga fundi i dheut dhe mbi bazën e saj, Komisioneri Publik, ka ushtruar Apelimin e subjektit, Sokol Ngresi, në KPA.
Kontrata e porositjes së një apartamenti me vlerë 68 mijë euro, mban si firmëtar, gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi dhe ndërtuesin e kompanisë “AFA Konstruksion”, Flamur Kadëna.
Kjo kontratë është një nga denoncimet me të forta kundër Ngresit, i cili ka ardhur në shkallën e dytë të verifikimit, në formën e një denoncimi, duke bërë një gjetje të pasurisë që Ngresi nuk e kishte deklaruar.
Si Kadëna dhe Sokol Ngresi, së bashku kanë qënë miq me njëri-tjetrin, ndaj dhe kanë lidhur këtë kontratë. Mënyra e pagesës për blerjen e këtij apartamenti është ndarë në 8 këste, ku në fakt janë paguar nga gjyqtari Ngresi, vetëm 3 këste.
Në datën 26 shkurt 2014, 8 mijë euro,në 27 maj 2014, 6 mijë euro dhe në 29 shtator 2014 plot 6 mijë euro. Për këto tre pagesa gjyqtari Sokol Ngresi, ka nënshkruar dhe tre mandate arkëtimi të kompanisë “AFA Konstruksion”, pagesa të cilat janë bërë dorazi dhe jo me një transaksion bankar.
Kadëna dhe gjyqtari Ngresi, tashmë janë ballafaqur në KPA dhe secili ka mbajtur qëndrim të kundërt nga njëri-tjetri. Pasi biznesmeni Kadëna, ka deklaruar se kontrata ishte e rregullt dhe ishte firmosur nga gjyqtari Ngresi, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se kontrata është e falsifikuar dhe nuk rezulton të jetë nënshkrimi i tij.
Për shkak të kësaj paqartësie dhe për të ndarë shapin nga sheqeri, anëtarët e KPA-së, vendosën të thërasin në seancë dy ekspertë të policisë Shkencore, për të marë firmat e gjyqtari Ngresi me qëllim ekspertimin e tyre, nëse janë të vërteta ose jo.
Tashmë me këtë lëvizje, vettingun e këtij gjyqtari, nuk e kanë në dorë anëtarët e komisionit të Vettingut, por pikërisht e kanë në dorë dy ekspertët e firmave.
Dhe mesa duket në seancën e asaj date, KPA “nuk u bind” nga dëshmia e biznesmenit nga Vlora, Kadëna, dhe për këtë arsye vendosi që të thërrasë për një ekspertizë për autenticitetin e kësaj kontrate, ekspertët Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako.
Nga denoncimi i ardhur pranë redaksisë sonë, rezulton se kalvari i Sokol Ngresit nuk mbaron këtu, por sapo ka filluar, pasi më në fund arriti që të kompromentojë përveç Kolegjit edhe dy ekspertët në benefitin e vet.
Kjo u realizua nga shoku i tij me profesion avokat, ky i fundit ka bashkëpunuar ngushtësisht ndër vite me eskpertin Shefqet Xhemollari dhe i është gjetur ujdia dhe mënyrë që Ngresi, të rrinte i qetë, që drejtësia me disa “investime të vogla të pallogaritshme” të funksionojë në mënyrë perfekte.
Avokati në fjalë nuk është përzgjedhur rastësisht nga Sokol Ngresi, për të bërë punën e sekserit, pasi ky avokat punon në Vlorë.
Ndërsa prej vitesh jeton në Tiranë dhe e ka shumë të lehtë monitorimin, jo vetëm të ekspertëve por dhe tëĺ personave të tjerë të përfshirë në këtë histori.
Miqësia dhe bashkëpunimi i këtij avokati me ekspertin Shefqet Xhemollari, e ka bërë ekspertin ta çojë deri në fund dhe pa frikë, dëshirën e Sokoli Ngresit, pasi tashmë ekspertiza ka përfunduar dhe ka rezultuar siç e ka “ëndërruar” gjyqtari Sokol.
Duhet të theksojmë se eksperti Shefqet Xhemollari, nuk e pati të lehtë përfundimin e ekspertizës në favor të Sokolit, pasi duhet të bindte dhe kolegun e vetë Durim Çako, i cili insistonte që firma është e rregullt dhe pa ndërhyrje.
Gjithsesi eksperti Shefqet, arriti t’ja dilte duke përfituar edhe nga problemet personale të Durimit.
Nuk duhet lënë pa theksuar se Sokoli, nëpërmjet origjinës së gruas së tij nga Kuçi i Vlorës, i ka gjetur anën edhe anëtares së KPA-së Albana Shtylla, e cila i ka garantuar fitoren dhe për pasojë konfirmimin e tij në detyrë, lënie në fuqi të vendimit të KPK-së .
Por nëse, Sokol Ngresi qënka kaq shumë “i pastër” pse e ndërron firmën e tij, çdo vit, nga ç’farë druhet?
Ndërrimi i firmave është konstatuar edhe në seancën e datës 1 tetor 2021, pasi është kërkuar të vihen në dispozicion edhe vendimet e vitit 2014, viti kur është lidhur dhe kontrata mes tyre.
Natyrshëm lind pyetja se: “…ç’farë drejtësie e pret popullin shqipëtar, nëse gjyqtarët e këtij vendi mendojnë se me pushtet dhe sidomos me lekë mund të blejnë drejtësinë në favor të tyre…?”.
Imagjino se çfarë drejtësie do japën gjyqtarët e prokurorët, që blejnë Vettingun dhe ekspertët shkencorë, kur përballë të kenë qytetarët e thjeshtë.
Nuk do shohin dosjen nga letrat dhe faktet, por do shohin qytetarët nga xhepat, nëse secili nga palët do japi më shumë para apo jo, për të fituar gjyqin.





/Lupa.al/











