InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS bëhet gati për zgjedhje lokale në 6 bashki

30 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Dy kryebashkiakë japin dorëheqjen, kandidojnë për deputetë në listat e PS-së

Socialistët po përgatiten për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të zhvillohen në 6 bashki, të cilat janë pa kryetar të zgjedhur.

Këtij qëllimi i shërbeu edhe mbledhja e djeshme e kryesisë socialiste, nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama ku në fokus ishte organizimi dhe raportimi nga sekretarët lidhur me punët e bëra nga struktura dixhitale, organizimi i të rinjve, organizimi i grave.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknur,i ky organizimin e partisë ka si qëllim “mbajtjen e PS-së në një forcë të aftë nga pikëpamja elektorale, jo vetëm në periudha zgjedhore”. Sipas Gjiknurit, PS-ja është gati edhe për skenarin e zgjedhjeve lokale të pjesshme të parakohshme.

“Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore nëse Presidenti, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do t’i dekretojë ato. Kjo është një çështje që do të qartësohet pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse të vonojë me vendimin, sepse opinioni i Venecias ishte shumë i qartë. Kjo do të thotë se brenda 45 ditësh, siç e ka Kushtetuta, Presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të marrim pjesë në zgjedhje dhe patjetër t’i fitojmë ato”, tha Gjiknuri.

VENDIMI

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit dhe nuk këshillon Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 qershorit. Në opinion inkurajohet Kuvendi që të bëjë një vlerësim për zgjedhjet, ndërsa Gjykata Kushtetuese të bëjë një vlerësim të bazës zgjedhore.

“Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë ‘funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë’ në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”.

Gjithashtu, opinioni i “Venecias” i jepte përgjigje edhe debatit për zhdekretimin nga Presidenti të datës 30 qershor.

“Parimet e periodicitetit të zgjedhjeve dhe të pluralizmit politik nuk ka gjasa të bien ndesh me njëri-tjetrin, pasi ato shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicitet, por që të mbizotërojë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcionale. Parlamenti ka një hapësirë të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetuese mund ta konsiderojë shtyrjen si antikushtetuese”, thuhet në opinion. Tani është radha e Gjykatës Kushtetuese që t’i përgjigjet kërkesës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

VAKANCAT

Pas këtij vendimi, pritet që Presidenti Meta, i cili i është drejtuar Kushtetueses për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, duhet ët dekretojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar të zgjedhur. Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedentin e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës.

Ndaj, në krye të Bashkisë vijon të jetë Voltana Ademi, mandati i së cilës ka përfunduar prej 2 vitesh. Saga e bashkive pa kryetar do të vazhdonte më pas me Durrësin. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kryetarja Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësuar me Emirjana Sakon.

E radhës do të ishte Bashkia e Vorës, ku shkak do të bëhej sërish ligji i dekriminalizimit, i cili do të prekte kryetarin e saj, Agim Kajmaku. Ky i fundit u zëvendësua nga Gentian Picari. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucioni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja.

I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeministri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK-u. Vendin e tij e zuri nënkryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa.

VAKANCAT NË BASHKI

Valdrin Pjetri, Shkodra, për shkak të dekriminalizimit

Valbona Sako, Durrës, për shkak të dorëheqjes

Agim Kajmaku, Vorë, për shkak të dekriminalizimit

Dionis Imeraj, Dibër, kandidoi për deputet

Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta

Fatos Tushe, Lushnje, për korrupsion

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com