InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Imunizimi në masën 70%” – Dr. Alimehmeti: Nuk kemi nevojë për shtrëngim masash

30 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Shëndetësi
A A
Alimehmeti: Mjekët në Shqipëri nuk u mbrojtën, infektueshmëria shumë e lartë. Imunizimi zgjat të paktën 6 muaj

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se popullsia shqiptare ka arritur një imunizim në masën 70% ndaj koronavirusit. Sipas tij, kjo është një shifër e lartë, por jo e mjaftueshme.

Në një intervistë për News24, Alimehmeti tha se sezoni i dimrit pritet të jetë më i butë përsa i përket situatës epidemiologjike në krahasim të një viti më parë.

“Ta shohim se si do të na vijë, letrat i kemi më të mira dhe çfarëdo vale na vjen nuk do të jemi si vitin e kaluar” – tha Alimehmeti.

Rastet problematike që paraqiten në spitale sipas mjekut, reflektohen te ata persona që nuk kanë imunitet.

Sa i takon studentëve mjeku tha se ato janë të ndërgjegjësueshëm për bërjen e vaksinës dhe nuk ka më problematikë në këtë drejtim.

Pjesë nga biseda në studio:

Alimehmeti: Aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të bien. Por shohim që rastet e rënda janë tek njerëzit e pa imunizuar.

Çfarë fuqie ka delta plus?

Alimehmeti: Deri tani ka 45 variante të njohura të Deltas. Delta plus nuk ka një transmetueshmëri shumë të lartë, për momentin është variant në monitorim. Pati vatra por që u fikën.

A duhet të drejtohen pacientët në spitale?

Alimehmeti: Ndjekja spitalore është primare. Shifrat nuk i kemi aq të larta fatmirësisht, siç kemi qenë në janar-shkurt. Në këto momente që flasim kemi të shtruar 160. Shohim që shumica dërrmuese janë persona të pa imunizuar. Po t’i pyesësh sot që a do të vaksinoheshin nëse e do e dinin këtë situatë, ato do të thoshin po patjetër.

Sa zgjat imuniteti?

Alimehmeti: Ndërkohë që kemi studime izrealite që kanë studime në nivel miliona njerëzve. Këtu shohim që ka ekuivalencë, ndërmjet imunitetit natyror dhe vaksinës. Duket se ky imunitet zgjat më shumë dhe është i fuqishëm, por po ashtu ka studime të tjera të bëra në SHBA, ku gjejmë një mbrojtje me gati 53% më shumë, nëse personi është dhe i vaksinuar. Pfizer ka imunitet diku te 6 muaj. Sinovac gjithashtu ka imunitet 6 muaj, nuk ka periudhë të tillë për vaksinën AstraZeneca, por për imunizimin natyror, shtete të ndryshme kanë kohë të ndryshme.

Për këtë imunitet natyral për aq muaj sa të jetë, pse Shqipëria nuk e njeh një pasaportë e imunitetit natyral. Ne ia njohim personave që vijnë nga jashtë, pse neve jo?

Alimehmeti: Ne ‘de facto’ e njohim. Bën sens që ta njohim. Nuk kemi frikë të bëjmë vaksina te personat që e kanë kaluar. Nuk kemi frikë nga bërja e vaksinës. kush ka nevojë ta bëjë, qoftë edhe për dokumente, nuk kemi frikë.
Nëse janë bërë dy doza të vaksinës Kineze, a mund të ndërthuren vaksinat, dy vaksina Sinovac dhe një Pfizer?
Alimehmeti: Po, është shumë e sugjerueseve. Përgjigja imunitare bëhet më e gjerë. Zgjerohet dhe kjo është në favorin tonë. Nëse kemi një studim shumë të mirë faktik në popullatë, kemi Turqinë që e ka filluar këtë histori që në fillim të korrikut. Popullata është e këshilluar të bëj vetë dhe nuk kemi problematika në këtë drejtim.

A e kemi menaxhuar mirë situatën?

Alimehmeti: Termi imunizim është shkencor, nuk është diskutim social, por mjekësor. Kjo do të thotë se vaksinuar plus kaluar në mënyrë natyrore. Studimi i Akademisë së Shkencave, doli 73.3% imuniteti, patjetër që kjo është në rritje. Por në nivel shteti, kjo shifër është më poshtë. Por ndërkohë janë shtuar vaksinimet. Do të thoja fare mirë që në Shqipëri si mesatare, 38% e popullatës e kanë kaluar në mënyrë natyrore dhe plus kemi të vaksinuar. Ne qëndrojmë diku te 70% e imunizimit, që është shifër e lartë, por jo e mjaftueshme. Pa i dhënë notë situatës së menaxhimit, por them se nga ky moment nuk duhet të ketë diskutime mbylljeje, nëse qëndrojmë në këto ritme që jemi.

Në çfarë pozite i shihni studentët?

Alimehmeti: Kur mjeku sheh një situatë që ju nuk mund të vaksinoheni merrni një dokument, kjo është për rastet kur e kanë kaluar vaksinën tani afër. Nuk shoh ndonjë problem të madh në pranimin e vaksinës, këtë e shoh më shumë të moshat e mëdha. Ata kanë pasur problem te fjala detyrim, por është zbutur me kohën e gjitha.

Të Lidhura

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut
Aktualitet

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 Janar, 2026
Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Aktualitet

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

15 Janar, 2026
“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”
Aktualitet

“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”

13 Janar, 2026
Parashikimi i motit 13 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit 13 janar 2026

13 Janar, 2026
Avokat Franc Nuri: Deklaratat e Arben Ahmetajt tregojnë një model të strukturuar korrupsioni në nivelet më të larta shtetërore
Aktualitet

Avokat Franc Nuri: Deklaratat e Arben Ahmetajt tregojnë një model të strukturuar korrupsioni në nivelet më të larta shtetërore

12 Janar, 2026
Parashikimi i motit 12 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin
Aktualitet

Parashikimi i motit 12 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin

12 Janar, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor 16 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor 16 janar 2026

16 Janar, 2026

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut
Aktualitet

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 Janar, 2026

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët
Aktualitet

Pezullimi i vizave për Shqipërinë, Noka: Për shkak të narkoshtetit të Ramës e pësojnë shqiptarët

15 Janar, 2026

Horoskopi ditor 15 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor 15 janar 2026

15 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com