Nënkryetarja e PD Tabaku: Rritja ekonomike artificiale, qeveria asnjë ndihmë për qytetarët!
Zonja NIkolla nuk ju bën nder që të dilni dhe të qurraviteni nëpër ekrane të televizioneve se çdo bëni për opozitën. Nder ju bën që kur jeni këtu t’i jepni fjalën opozitës.
U bënë tre herë që më ndërprisni fjalën, për më tepër që jam zonjë, që jam kryetare komisioni dhe kam të drejtë të flasë edhe për procedurë edhe për rendin e ditës të flas kështu që më lejoni të mbaroj të flas.
Dëgjuam këtu një sërë të pavërtetash, dëgjuam shtrembërime, por askush nuk tha që 100 mijë shqiptarë dolën nga puna gjatë pandemisë. Në 9 mars kur u mbyll e gjithë Shqipëria e gjithë qeveria u zhduk për 4 javë, nuk dukej askush askund.. i lanë shqiptarët në mëshirë për një vit të tërë dhe krenohen që i dhanë shqiptarëve 3 paga kur rënie akonomike shkoi -11%.
120 mln euro i dhanë ekonomisë dhe fondin e garanciasë që vunë në shërbim 50% ia dhanë koncesionarëve, ia dhanë atyre koncesionarëve që përdorin buxhetin e shtetit. Si sot që i keni dhënë atij që i ka vënë traun tek rruga e kombit 57 mln euro nga taksat e buxhetit të shtetit për një rrugë që është ndërtuar nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë që i gjithë buxheti, duke i lënë shqiptarët në mëshirë, nuk është në shërbim të investimeve, as qytetarëve, as në funksion të pandemisë, nuk është as të ekonomisë por është në shërbim të 11 personave. Të cilët kanë grabitur parlamentin dhe Shqipërinë.
Varfëria sot është 41% ndërkohë që ka qenë 35% përpara krizës. Këto janë fakte dhe nga dokumentet e prodhuara dhe nga qeveria.
Ekonomia është rritur me 17% ndërkohë që SHBA e ka rritur me 6% ndërkohë që qeveria e paska rritur me 17.9%. Kush kupton pak, e njeh që kjo është një rritje asgjë kur nisesh nga një rënie -11%. Kush është rritur? E gjitha rrotullohet rreth ditës së zgjedhjeve, 120 mln euro të rindërtimit kanë rritur ekonominë. Bujqësia që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënien më të madhe dhe rritje të papunësisë.
20 mln euro i dha Kastrati me tollona gjatë fushatës elektorale fermerëve, as këto nuk u hodhën në ekonomi pra në bujqësi. Rritje artificiale prej 17/9% që lidhen me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin, që ka një rritje çmimesh prej 30% dhe del ministri i ekonomisë që thotë “shumë mirë bën që nuk morën gjobë kompanitë”.
Një qeveri që nuk mbron qytetarin por që mbron më të fortin. Një qeveri e majtë që na jep leksione në jemi për treg apo jo. Ndërkohë që e ka zhdukur tregun dhe konkurencën e sot nuk ke asnjë biznes të vogël në treg që të përfitojë nga taksa 0%. Dhjetë herë më të larta janë tarifat lokale. Edhe gjoba e fiskalizimit 8 milionë euro nga buxheti i shtetit, 1 mijë euro për secilin biznes. Kjo është situata sot.











