InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Si komunistët vendosën rixhirimin e “Dimri i fundit”, situata absurde

7 Tetor, 2021
in InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Si komunistët vendosën rixhirimin e “Dimri i fundit”, situata absurde

Ka një histori reale në vitin 1976 nga xhirimet e filmit “Dimri i fundit” me temë Luf tën e Dytë Botërore. Pas tre muaj të bllokuar nga dëbora në Dardhë të Korçës me xhirime të qindra skenave, stafi prej me shumë se 200 personash, aktorë, regjizorë, figurantë, teknikë e deri ndihmës mbërritën në Tiranë.

Disa muaj morën edhe xhirime në studio si dhe montazhi dhe rreth muajit korrik filmi ishte gati për transmetim. Por një gjë e tillë nuk mund të bëhej pa lejen e Partisë së Punës. Një mbledhje enkas për këtë u zhvillua në Kinostudio dhe filmi ishte në dorën e të dërguarit të Komitetit Qendror. Pasi u shfaq vetëm për partinë, sekretari pyeti: Po partia ku është në film?

Regjizori i filmit, Ibrahim Muça iu përgjigj: Shoku sekretar, sipas skenarit fshati ishte rrethuar nga gjermanët dhe nuk kishim asnjë mundësi ku ta fusnim komunistin në film. Sekretari shtoi i nxehur: Dëgjo këtu ti more regjizor, komunisti futet nga i do qefi, nga dritarja futet, nga dera futet. Ku të dojë ai futet. Kjo që keni bërë ju është e turpshme!

Regjizori dhe stafi shtangën. Filmi u ndalua të transmetohej pa patur komunistë dhe parti në të dhe u dha urdhri qe stafi të shkonte përsëri në Dardhë. Tani situata ishte absurde: Jo vetëm bora kishte shkrirë por ishte muaji më i nxehtë i vitit dhe për më tepër energjitë kishin shteruar. Një Zot e dinte se si ata 200 njerëz mund ti dërgoje sërish atje për një punë që e kishin bërë njëherë.

E megjithatë gjetja e regjizorit ishte gjeniale për kohën. Ka një sekuencë në film ku aktori Stavri Shkurti, i veshur partizan dhe me zë të dubluar, papritur shfaqet në një shtëpi pranë një oxhaku i rrethuar nga gratë e fshatit, të cilave u thotë se partia kishte vendosur që gratë e fshatit të ndihmonin partizanët e plag osur.

Është një skenë që nuk binte shumë në sy në atë kohë por nëse e shikon tani ka një stonaturë të dukshme, në mos një supegafë artistike. Regjizori realisht e kishte futur komunistin nga dritarja edhe pse fshati ishte rrethuar nga gjermanët cep e më cep. Filmi u pa për së dyti nga sekretari i partisë, i cili këtë herë e dha ok. Partia ishte në film dhe kjo mjaftonte.

Loja e aktorëve Liza Laska, Margarita Xhepa, Guljelm Radoja, Agim Qiriaqi e deri te 17-vjeçarja Rajmonda Bulku që luan rolin e saj të parë në karrierë, janë plot mjeshtëri. Ndërsa kolona zanore, një kompozim i mjeshtrit Aleksandër Lalo, për mua është më shumë një mrekulli në artin shqiptar se sa thjesht një muzikë filmi. Dhe si e tillë mendoj se ky film është një nga kryeveprat e artit shqiptar.

Të Lidhura

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026
“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025
Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së
Të ndryshme

Flor Binaj: Do shkoj te protesta e Lapajt, Shehajt dhe PD-së

19 Dhjetor, 2025
Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet që përmbajnë vitaminë K

6 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com