InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Viktor Selimi vjen me librin publicistiko-monografik: “Të Falem Ty, O Nikaj – Mërtur!

2 Tetor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Kulturë
A A
Viktor Selimi vjen me librin publicistiko-monografik: “Të Falem Ty, O Nikaj – Mërtur!

Nga Agron PREBIBAJ

Kryetari Gecaj, i jep titullin, “Mirënjohja e Nikaj-Mërturit”

Autori Viktor Isa Selimi vjen para lexuesit me një monografi përmes së cilës na rrëfen në formën e një ditari rreth trevës së Nikaj-Mërturit e më gjerë, ku sjell dëshmi të rëndësishme të punës dhe të jetës së tij në periudha të ndryshme të sistemit të kaluar. Libri mbështetet mbi një material të pasur jetësor ku, përmes fakteve dhe imazheve të kohës, reflektohet puna e palodhur e njerëzve të asaj periudhe, përkushtimi profesional, madje edhe ideologjik, qëndrimi i njerëzve ndaj problemeve të kohës, si një angazhim serioz ndaj tyre, seriozitet që besohej se ishte më i duhuri dhe më i vërteti.

Autori e kompozon librin duke qenë vetë protagonist dhe dëshmitar okular i rrjedhave jetësore, por duke mos u dhënë thjesht pas përjetimeve të ngushta vetjake, përkundrazi, ai e sjell atë kohë plot trazime dhe sfida ku nganjëherë pasioni dhe frustimi ideologjik dilte tej mundësive. Vetë Viktori ka bërë punë të ndryshme, madje edhe pedagog i fiziologji-gjenetikës në Institutin e Lartë Bujqësor, si edhe kryeagronom, kryetar kooperative, mësues etj.

Duke i ushtruar këto profesione, Viktori ka grumbulluar një përvojë goxha të pasur, si teorike, ashtu edhe praktike në lëmin e aplikimit të tyre, po edhe të vështirësive në zbatim. Si njohës i mirë i asaj kohe ai është autentik, rrëfen ashtu siç ka qenë dhe siç ka ndodhur, pa dorashka, dhe kjo e bën librin e Tij të mbetet një dokumentar real i kohës, i cili duhet shfletuar me ëndje për ta parë e kuptuar atë kohë sa euforike, po edhe me disa arritje institucionale, të cilat krijuan baza në shkencë, në organizim, por mjerisht jo e qëndrueshme ndaj zhvillimeve kohore për më vonë, për shkak të një sistemi të çmendur dhe që drogonte njerëzit me një ideologji të gabuar.

Libri mbart një titull, i marrë nga etnografia e të folurit e trevës nikajmërturase, i cili në nëntekst ngrihet si simbolikë e asaj çfarë njeriu mban në kujtesën e tij mbushur me emocione dhe që kërkon ta ketë si pikë referimi për të gjykuar gjërat për më herët apo më vonë. Ajo çfarë ai e thekson dhe e veçon si kurorën më të ndritshme të vlerave njerëzore, ashtu siç e thotë vetë autori, është se aty gjeti njerëz të mirë, të besës, u njoh me traditat popullore, peizazhin e mrekullueshëm, me bimësinë karakteristike të asaj zone, skalitur me aq mjeshtëri natyrore. Janë interesante përshkrimet e autorit për punët e ndryshme të kooperativës, vështirësitë, arritjet, por edhe përshkrimet e porteteve njerëzore, ku spikat humanizmi, çiltërsia dhe besa e tyre, gatishmëria për t`iu gjetur tjetrit në nevojë etj.

Libri ka një mori të pafund emrash, datash të skeduara në kujtesë, të rëndësishme ose jo, të cilat lidhen me përditshmërinë e zakonshme, por edhe me data të shënuara kombëtare apo ngjarje, të cilat reflektoheshin skaj më skaj trevës duke dhënë ndikimin e tyre me përcjelljen entuziaste që u bëhej. Libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, shpesh edhe lakonike, sidomos në shprehje të ndryshme frazeologjike etj.

Mendimi rrjedh natyrshëm si një përrua i qetë alpin, shoqëruar edhe me notat e humorit. Lakonizmi i shprehjes dhe lënda jetësore, shoqëruar shpesh me fakte interesante, e bëjnë këtë libër tërheqës për lexuesin, duke sjellë me origjinalitet një pjesë të rëndësishme të historisë, atëherë kur realiteti shihej njëngjyrësh, me ngjyrën ideologjike, por nuk duhet harruar se edhe spektri i ngjyrave të tjera ishte i madh dhe i vrullshëm, veçse i mënjanuar nga totalitarizmi dhe iedeologjia e kohës. Mirënjohje dhe respekt mikut të mirë të Malësisë së Gjakovës, z. Viktor Selimaj!

Kryetari i Shoqatës Nikaj-Mëtur Dr.Mhill Gecaj, i jep titullin “MIRËNJOHJA E NIKAJ-MËETURIT”

Me motivacionin:

“Për kontributin e Tij njerëzor, dashamirës, shkencor, por edhe si veprimtar i palodhur në dobi të trevës së Nikaj-Mërturit dhe si evidentues vlerash i kësaj zone dhe Tropojës në tërësi, kurorëzuar edhe në botimin monografik “Të falem Ty, o Nikaj-Mërtur”, si një vlerë e shtuar ndaj krahinës, shoqëruar me respektin dhe konsideratën e lartë për njerëzit elitarë, fisnikë e punëtorë”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Të Lidhura

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 31 mars 2026

31 Mars, 2026

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com