InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

REPORTAZH/ Lura, kartolina e natyrës dhe e bashkëjetesës

23 Shtator, 2021
in InfoPress, Reportazh
A A
REPORTAZH/ Lura, kartolina e natyrës dhe e bashkëjetesës

Nga Agron PREBIBAJ

*Lura është peisazhi i cili dhuron shumë peisazhe e resurese, dhurata e Zotit me shikim nga Alpet shiptare, por edhe diamanti i bashkëjetesës*.

Realisht Lura pëngu im, pasi as në “93-in as më vonë në 2013 nuk u ngopa mjaftueshem as me natyren as fizikisht me njerëzit që jetojnë aty, pasi unë kam miq e besoj më konsiderojnë të tillë disa dhjetra të Luras, por dua Lurasin që jeton atje që nga intelektuali e biznesmeni i zonës e deri te bujku e baru.

Vëndosa të nisem, dhe ashtu bëra. Pas një udhëtimi disi të lodhshëm, me të  arritur në Lurë çlodhja vjen menjëherë pasi shikon luginën, lëndinat, fushën, kodrat e veshura mbi krye me pisha, bredh dhe ah. Aty vërtetë mbushesh me jetë pasi flladi gjendet kudo tek natyra dhe njerëzit. Zoti aty ka vënë piketat e veta duke afruar larminë e gjërave të cilat afrojnë për vizitorin mahnitjen e cila tashmë bëhet e prekëshme e besueshme, bukurinë e cila i  hap sytë dhe të verbuarit.

Siç e tregova në fillim nuk është udhëtimi im i parë për në Lurë por i treti, por arsyet, e kam qëndruar pak, duke më ngelur merak një udhëtim tjetër enkas për t’u njohur më mirë me Lurën dhe njerëzit që jetojnë atje.

U bë sebep një miku im Xhovalin Rajta i  cili më kujtoi festën e Lurës- Shën Marinë, duke më kujtuar pëngun tim për Lurën, e për t’u mbushur me frymë e ajër të pastër, duke lënë një ditë pas “smogun” e Tiranës.

Në fakt nuk munda për Sh’Mri por vajta më pas në Lurë me disa miq, ku shikimi nuk kishte të ngopur, por edhe vendosëm të lodheshim duke i parë mrekullitë nga afër.

Së pari ja nisëm nga liqenet por pa mundur ti shikojmë të gjitha vërtetë mrekulli që befason, pamë nga afër fushat, livadhet, kodrat e majat e veshura me gjelbërimin vjeshtor.

Ecëm disa orë me makinë e këmbë por s’u ngopëm as nuk u lodhëm, nuk e shijuam të gjithën nga afër por e pamë të gjithën, mbetëm të befasuar e të kënaqur për këtë mrekulli që kishte afruar zoti për Lurianët, për Shqipëtarët e vizitorin, vërtetë një xhep i mrekullisë shqiptare.

Mund të jetë një imazh i natyra, pemë dhe mal

Gjatë bisedës me mikun tim, (ciceronin) Xhovalin Rajta – ai prap më kritikoi përse kaq e vonuar kjo vizititë njohje për Lurën pasi unë po flisja me super – relativa,- edhe përgjigjia ime ishte krejt e sinqertë,- unë kam vizituar me dhjetëra herë Valbonën time të dashur, kam vizituar Thethin, Razmën, Kelmendein etj, edhe vendlindja ime Curraj Epër mrekullia që befason deri pak vite me parë“Toka e ndaluar”, për arsye të infrastrukturës rrugore; por kam mënduar që këto ngjasojnë me njëra-tjetrën. Por në fakt kanë shumë të ngjara me njëra-tjetrën por secila ka të veçantat e veta, të gjitha kanë troftën me pika të kuqe, kanë livadhe, pyje, lumenj por jo të gjitha kanë liqene apo edhe gjelbërim, bimësi të njëjtë etj.

Gjatë udhëtimit ciceroni im Rajta më spjegoi të mbjellat të cilat po i shikoja – këtu kryesisht  kultivohet misër, patate, lakra, rrepa por mbillet edhe grurë, kurse pemët frutore; rrush, mollë, dardhë, etj të cilat i shijova, në tërësi flora dhe fauna mjaft e pasur, blegtoria më e kufizuar më kryesisht dele e lopë. Pasi kemi mbaruar udhëtimin e gjatë nëpër Lurë vendosëm të ndalemi në fushë Lurë, ku kjo do të ishte ndalesa e komunikimit dhe e drekës në Lurë, prej aty qëllimi ishte komunikimi me banorë të zonës për t’u njohur nga afër me traditat, zakonet e historitë e zonës. Sapo shkova aty, ne u përshëndetëm dhe u prezantuam, pastaj u futëm në bisedë, aty i pashë të gjithë mbretër, krenarë e mendjekthellët, askush nuk qëndronte më poshtë por të barabartë.Mund të jetë një imazh i monument dhe ambiente të jashtme

Fillimisht e nisa bisedën me plakun e urtë Lazam Kaci –ai më spjegoi për Lurën dhe historitë, traditat, zakonet e kulturën. Ne jemi krenarë që jemi nga Lura, jemi mrekullia e botës, vizitorët i kemi nga të gjitha anët e botës në të gjitha stinët, por edhe historinë e kami mjaft të pasur. Këtu ka lindur biri ynë Zv. Kryeministri i parë Dom Nikoll Kaçorri e plot burra të tjetrë, mëndjelartë, artistë e plot intelektualë. Gjatë bisdes unë pyeta edhe Martin Dedë Rajta;-kush është i pari në Lurë?-ai menjëherë mu përgjigj – Në Lurë shtëpi e parë është çdo derë, ndërsa prinjësa kemi patur si shtëpia e Doçit (Zabit), Bajraktari Mena dhe prinjësa si Hasan Doçi, Ali Mena, heroi Gjok Doçi, se nuk po ti them të gjithë do të mbarohet stilolapsi- përfundi duke qeshur. Kurse Nikollë Vladi me qetesi ne spjegoi se; Shqipërisë i ka dhuruar Zoti të gjitha pasuritë, ka ofruar detin, fushën, kodrat, malet e pasuritë nëntokësore, pra Zoti i ka vendosur   të gjitha por sa të zotët jemi ne ti shfrytëzojmë.  Folën dhe shumë të tjerë u kënaqëm  në shoqërinë e verës e birrës duke u ndarë si vëllezër për t’u takuar akoma, padyshim se Lura është perlë e Shqipërisë, ndërsa pastaj kemi vizituar Kishën, kënaqësinë time shpirtërore, e për t’a pasuar me ndalesën e fundit në Krye Lurë, bash në Kullen shqiponjë e ndërtuar nga familja Rajta, e pastaj për tu larguar me shikimin pas; urova me shpirt, Zoti i bekoftë këta njerëz të mirë e mrekullinë e këtij vendi.Mund të jetë një imazh i liqen, pemë, qiell, natyra dhe mal

Mund të jetë një imazh i liqen, pemë, natyra dhe mal

Mund të jetë një imazh i natyra, bar, pemë dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i pemë dhe mal

Mund të jetë një imazh i pemë, natyra, mal dhe bar

Mund të jetë një imazh i natyra, bar dhe pemë

Mund të jetë një imazh i pemë, bazen uji, natyra dhe mal

Mund të jetë një imazh i pemë, liqen dhe natyra

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Të Lidhura

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje
InfoPress

I propozoi në restorantin ku u martua Merlin Monro, kush është ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut dhe historia e tyre e dashurisë që përfundoi me ndarje

14 Dhjetor, 2024
Martin Henze: Albania at a turning point?!
InfoPress

Martin Henze: Albania at a turning point?!

11 Tetor, 2024
E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë
InfoPress

E TRISHTË/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas sherrit mes të rinjve në Kretë

12 Qershor, 2024
Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare
InfoPress

Sot publikohet investigimi i ‘RAI 3’/ Intervista me Ramën dhe provat për ndërhyrjen e mafies italiane në ekonominë shqiptare

2 Qershor, 2024
DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve të larguar gjatë qeverisjes së PS: 500 mijë kanë ikur me letra!
Ekonomi

DRAMA e shpopullimit/ Ish-drejtoresha e INSTAT tregon numrin e shqiptarëve të larguar gjatë qeverisjes së PS: 500 mijë kanë ikur me letra!

30 Maj, 2024
Argita Malltezi i rrëfen të gjitha, nga izolimi i babait dhe bashkëshortit, protestat te Bashkia e Tiranës, tek e ardhmja politike
InfoPress

Argita Malltezi i rrëfen të gjitha, nga izolimi i babait dhe bashkëshortit, protestat te Bashkia e Tiranës, tek e ardhmja politike

9 Maj, 2024

TË FUNDIT

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!
Aktualitet

Numërohen 253 kuti nga 1282 në Tiranë! Ja REZULTATI për të gjitha partitë!

12 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë, 12 maj 2025

12 Maj, 2025

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com