InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“VOA” analizon aksionin e Berishës: Njihet si drejtues që e ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi PD

17 Shtator, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Sali Berisha: Sot është një ditë fatkeqësie për Shqipërinë

Në Shqipëri, ish kryeministri dhe ish drejtuesi i Partisë DemokratikeSali Berisha, nisi të enjten një aksion politik brenda kësaj force politike, për t’ju kundërvënë kryetarit aktual Lulzim Basha, pas vendimit të këtij të fundit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, si pasojë e përcaktimit “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit në maj të këtij viti.

“Foltorja”e koncpetuar si një bashkëbisedime me bazën e demokratëve snon, siç e njoftoi vetë zoti Berisha, mbledhjen e firmave të 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, për të kërkuar thirrjen e forumit më të lartë të PD. “Do i kërkojmë Kuvendit të vendosë që të shprehet për vendimin që mori zoti Basha, çdo anëtar në mbarë Shqipërinë”, deklaroi zoti Berisha.

Një figurë qendrore e PD-së, që ka dominuar këtë forcë që nga themelimi i saj, zoti Berisha akuzon kryetarin Basha se me vendimin që mori për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar ka shkelur statutin dhe normat e partisë. Ai kreu një “akt të pashembullt në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyetur asnjë njeri, del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve, mbi të cilat është ngritur PD”, tha zoti Berisha.

Ai po përpiqet t’I japë lëvizjes së tij një mbulesë parimore, në emër të statutit dhe rregullave, respekti ndaj të cilave nuk ka qenë një shembull i kultivuar në historinë e PD-së. Vetë zoti Berisha njihet si një drejtues që e ka mbajtur me dorë të fortë kontrollin mbi partinë, dhe janë të shumtë ata që i kanë kujtuar ditët e fundit, se në fakt zoti Basha nuk ka bërë gje tjëter veçse ka çuar përpara një model të trashëguar prej tij.

“PD është sot në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj. Ka 8 vjet në të cilat ka humbur çdo nismë përvec ligjit të dekriminalizimit, ka humbur çdo aksion. 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe nuk i del zot. Ka 8 vite që kalon nga disfata elektorale në disfatë. Kjo është PD në ditët e sotme”, u shpreh zoti Berisha, i cili ndër vite, me heshtjen e tij, ka qenë një mburojë e drejtëpërdrejt e zotit Basha, në disa valë përplasjesh që kryetari demokrat ka patur me zëra të fortë kritikë brenda partisë. Ai nuk e pranoi një gjë të tillë, megjithatë mbrëmë kërkoi ndjesë për faktin se mes demokratëve ishte krijuar një perceptim i tillë.

Nën thirrjet e shpeshta kundër Bashës, të demokratëve që kishin mbushur sallën e takimit, dhe me në rresht të parë disa deputetë dhe deputetë të PD-së, si dhe ish presidentin Bujar Nishani, aksioni i tij politik duket se synon largimin e kryetarit aktual. Ai nuk e mohoi asnjëherë një alternativë të tillë, madje as rikthimin e tij në krye të partisë, pavarësisht zotimit të përsëritur publik, se kjo çështje ishte një kapitull i mbyllur. Pyetjes së drejtpërdrejtë nëse do t’i udhëhiqte sërish demokratët si kryetar i PD-së, zoti Berisha ju përgjigj duke thënë se “kush do e udhëheqë PD do e përcaktojnë demokratët me vullnetin e tyre të lirë”./VOA

Të Lidhura

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com