Dita e lindjes së personave të zemrës, nuk mund të jetë si të gjitha ditët e tjera. Aq më tepër kur është një ditëlindje e veçantë, e cila përkon me një përvjetor të rëndësishëm.
Njerëz model, ndër të rrallët që shohim sot në trojet tona, duket se po i ruajnë fort vlerat e familjes dhe konceptin e saj. Kjo, për të qenë të lumtur vetë pikë së pari si dhe për të treguar se dashuria, respekti nuk dalin nga moda asnjëherë.
Për drejtorin e TV Istogut, Luard Mehmetaj, kjo ishte një ditë feste. Bashkëshortja Ardita, festoi 30 vjetorin e lindjes. Prej vitesh në një marrëdhënie të konsoliduar që i ka dhënë frytet e saj, çifti Mehmetaj kanë qenë shumë mbështetës për njëri-tjetrin.
“Gëzuar Ditëlindjen dashni, çdo gjë e bukur në këtë jetë është pak për ty. T’paqim me shëndet”.
Kanë qenë këto fjalët e Luardit në rrjetin social Facebook.
Çifti janë prindër të 3 fëmijëve dhe dashuria e tyre është e njejtë si në ditën e parë të njohjes.
Modele të tilla familjesh, janë shembuj për tu ndjekur në jetë. Edhe 100 vite të lumtura për shtyllën e shtëpisë së familjes Mehmetaj. (E. D/ InfoPressAlbania/