InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Murgu dhe prostituta. Një rrëfim brilant nga Paulo Coelho

7 Shtator, 2021
in Kulturë, Të ndryshme
A A
Murgu dhe prostituta. Një rrëfim brilant nga Paulo Coelho

Një murg jetonte pranë tempullit të Shivas. Në shtëpinë përballë jetonte një prostitutë. Duke parë numrin e madh të burrave që e vizitonin, murgu vendosi t’i flasë.

“Ti je mëkatare e madhe”, i tha ai. “Zbulon mungesën e respektit për Zotin përditë dhe përnatë. A nuk ndalesh ndonjëherë, e të mendosh se çfarë do të ndodhë me ty pas vdekjes?”

Gruaja e gjorë u trondit shumë nga ajo që i tha murgu. Ajo iu lut Zotit për falje. I kërkoi gjithashtu Perëndisë që t’i gjente një tjetër mënyrë për të fituar bukën e gojës.

Por nuk mund të gjente punë dhe, pasi qëndroi e uritur për një javë, iu rikthye prostitucionit.

Sa herë që i jepte trupin e saj një të huaji, i lutej Zotit që ta falte.

I mërzitur se këshilla e tij nuk kish patur efekt, murgu mendoi me vete: “Që sot e tutje, do numëroj burrat që hyjnë në atë shtëpi, deri kur mëkatarja të vdesë”.

Dhe nga ai moment, ai nuk bëri asgjë, por vetëm pa ata që hynin e dilnin nga shtëpia e prostitutës, dhe për çdo burrë që hynte, i shtonte një gur pirgut të gurëve që kish në krah.

Pas pak kohësh, murgu i foli sërish prostitutës dhe i tha: “E sheh atë pirg me gurë? Secili gur përfaqëson një mëkat që ke bërë, pavarësisht paralajmërimeve të mia. Po ta them edhe një herë: mos mëkato më!”

Duke parë si grumbulloheshin mëkatet e saj, gruaja nisi të dridhej. Me t’u kthyer në shtëpi, nisi të qajë dhe t’i lutet Zotit: “O Zot, kur do të më çlirojë mëshira jote nga kjo jetë e shthurur?”

Lutja e saj u dëgjua. Po atë ditë, ëngjëlli i vdekjes erdhi në shtëpinë e saj dhe e mori me vete. Me urdhër të Perëndisë, ëngjëlli kaloi rrugën dhe mori edhe murgun.

Shpirti i prostitutës shkoi drejt e në Parajsë, ndërsa djajtë e morën murgun me vete në Ferr. Ata u shkëmbyen rrugës dhe kur murgu pa atë që po ndodhte, thirri: “A është kjo drejtësia jote, Zot? E kalova gjithë jetën time me devocion dhe varfëri, dhe tani më shpie në Ferr, ndërsa ajo prostitutë, që jetoi në mëkat, po shkon në Parajsë?”

Duke dëgjuar këtë, një nga engjëjt u përgjigj:

“Ti mendove se dashuria e Zotit nënkuptonte të rrije e të gjykoje sjelljen e fqinjes. Ndërkohë që ti mbushje zemrën tënde me papastërtinë e një tjetër mëkati, kjo grua lutej natë e ditë. Shpirti i saj është kaq i lehtë pas gjithë lotëve që ka derdhur, saqë ne mund ta mbajmë kollaj për në Parajsë. Shpirti yt është kaq i rënduar nga gurët, saqë nuk mund të ngrihet”.

Paulo Coelho

Të Lidhura

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026
Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com