InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse Amerika vazhdon të ndërtojë shtete vartëse të korruptuara?

23 Gusht, 2021
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Pse Amerika vazhdon të ndërtojë shtete vartëse të korruptuara?

Sapo Amerika bëri të ditur se nuk do ta shpëtonte vendin e varur prej saj, situata u përshkallëzua me shpejtësi. Teksa armiku merrte provincë pas province, ushtarët e qeverisë hoqën uniformat dhe ia mbathën. Në letër, ushtria kishte qindra mijëra luftëtarë të mirëpajisur.

Në realitet, komandantëve të pakët besnikë iu desh të blinin municion nga oficerët e korruptuar të furnizimit dhe të paguanin me pará në dorë për ndihmën e artilerisë. Forcat speciale luftuan mirë, por trupat e rregullta shpesh kishin si komandantë të afërmit e paaftë të politikanëve. Ushtarët nuk paguheshin, ndërsa oficerët përpinë buxhetin ushtarak.

Qytetarët iu qëndruan besnikë familjeve e fiseve të tyre, jo qeverisë së korruptuar. Shteti ishte veç një vitrinë e bukur e ndërtuar për të kënaqur sponsorët e tij amerikanë. Kur ata u larguan, shteti ranë.

Kështu ndodhi në Vietnamin e Jugut më 1975, dhe u përsërit javën e kaluar në Afganistan. Ngjashmëritë midis dy kolapseve janë të mëdha. Ato shkojnë përtej dështimeve të inteligjencës, fjalimeve me gënjeshtra dhe aleatëve të braktisur. Në fund, të dy shtetet u shembën sepse ishin gërryer nga korrupsioni, një sëmundje e lashtë e qeverive, e cila prek gjithmonë projektet shtet-ndërtuese të Amerikës (kujtoni edhe Irakun, Kosovën, Bosnjën e Haitin). Studiuesit politikë dikur e konsideronin korrupsionin një çështje të vogël, por shumë tani e shohin si element kyç për të kuptuar jo thjesht pse dështojnë shtetet e krijuara nga Amerika, por se si funksionojnë shtetet në përgjithësi.

Korrupsioni zakonisht përshkruhet si abuzim me postin publik për përfitime personale. Forma më e thjeshtë është ryshfeti, i cili ishte i përhapur kudo në Afganistan. “Nga certifikata e lindjes te ajo e vdekjes dhe gjithçka midis tyre, në një farë mënyre duhet të japësh ryshfet”, thotë Ahmad Shah Katawazai, një ish-diplomat afgan (Ai u përjashtua nga shërbimi pasi shkroi një opinion ku denonconte korrupsionin në qeveri).

Zyrtarët e doganave, policët e nëpunësit kërkonin vazhdimisht bakshishe. Teksa talibanët avanconin gjatë javëve të fundit, pagesa për një pasaportë shkoi në mijëra dollarë.

Por ryshfetet e vogla përbëjnë tipin më pak kërcënues të korrupsionit. Më shqetësuesja, marrja e miratimit nga qeveria për investime të mëdha kërkon t’u japësh një pjesë të mirë ministrave apo komandantëve ushtarakë. Edhe më keq, një post në qeveri me akses në ryshfete është një komoditet i vlefshëm më vete.

Siç zbuloi Sarah Chayes, eksperte mbi korrupsionin, gjatë kohës që drejtonte një OJQ në Afganistan nga 2002 më 2009, zyrtarët lokalë shpesh i blinin postet. Më duhej të zhvatnin, për të shlyer investimin, ndërkohë që iu jepnin edhe shefave një pjesë. Katawazai thotë se emërimi shef policie i një distrikti shkonte deri në 100 mijë dollarë.

Korrupsioni i tillë krijon rrjete patronazhi që kërcënojnë integritetin e shtetit. Synimi kryesor i zyrtarëve nuk është përmbushja e misionit që kanë për detyrë, por zhvatja e parave për familjet dhe rrethin miqësor. Edhe para pushtimit nga Amerika, Afganistani drejtohej pjesërisht nga rrjete patronazhi të drejtuar nga liderë ushtarakë rajonalë.

E megjithatë, në vend që të çmontonte të tilla rrjete, Amerika i fuqizoi, duke paguar liderët ushtarakë për të ruajtur paqen, sipas raporteve të Inspektorit Special të Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit (SIGAR), një autoritet amerikan mbikëqyrjeje. Afganët u bënë shpejt të pakënaqur me korrupsionin qeveritar dhe më mirëpritës për talibanët.

Një studim më 2015 nga Transparency International citonte epifaninë e një politikëbërësi: “Ata që janë në bazë dërgojnë pará në majë të sistemit dhe ata që janë në majë ofrojnë mbrojtje për ata poshtë, çka është mënyra se si funksionon mafia”.

Para 2009-ës, Amerika nuk i kushtoi vëmendjen e duhur korrupsionit. Chayes u bë këshilltare e Stanley McChrystal, një gjeneral reformist që atëherë drejtonte ISAF, koalicionin e forcave të udhëhequra nga NATO.

U ngrit një njësi hetimore e ISAF, me emrin Shafafiyat (“transparencë” në Pashto), nën drejtimin e H.R. McMaster, i cili më pas shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i SHBA. Kjo solli progres në ndalimin e mashtrimeve me prokurimet (autoritetet anti-korrupsion të qeverisë afgane më së shumti përndiqnin armiqtë politikë).

Por nën një seri komandantësh, Shafafiyati u reduktua. Në kohën e ofensivës përfundimtare nga talibanët, shteti ishte kaq shumë i korruptuar saqë shumë nga guvernatorët bënë marrëveshje me xhihadistët për të ndryshuar krah.

Ushtria afgane ishte e papërgatitur për të luftuar, numri i ushtarëve ishte i fryrë nga “ushtarët fantazma”, emra të shkruar në listëpagesa nga komandantët për të vjedhur pagat e tyre.

Amerikanët në një farë moshe mund ta mbajnë mend termin “ushtarë fantazma” që nga koha e Vietnamit, kur komandantë të korruptuar përdornin të njëjtin sistem. Ndoshta çereku i emrave të ushtrisë së Vietnamit të Jugut (ARVN) në deltën e lumit Mekong më 1975 ishin fals. Disa oficerë të ARVN ishin biznesmenë brilantë: një kolonel vietnamezojugor urdhëronte breshëri të kot artilerie me qëllim që të shiste gëzhojat e predhave për skrap. Ashtu si në Afganistan, forcat e ushtrisë e të policisë përfitonin edhe nga tregtia e heroinës.

Konkluzioni i një raporti më 1978 për rënien e Vietnamit të Jugut është njësoj si ai i 31 korrikut të tanishëm për Afganistanin. Vietnamezët besonin se korrupsioni ishte një “sëmundje themelore gjerësisht përgjegjëse për kolapsin përfundimtar”. Problemi ishte diagnostikuar nga oficerë mendjendritur që në vitet ‘60. Kështu që, pse Amerika refuzoi ta trajtonte si një çështje serioze kur pushtoi Afganistanin, dekada më pas?

Një përgjigje është se kjo do të kërkonte një lëvizje në perspektivë. Gjatë dy dekadave të fundit, shumë studiues e kanë parë korrupsionin si një formë qeverisjeje më vete. Ai të kujton shtetet pre-moderne që Francis Fukuyama, një shkencëtar politik, i quan qeveri “të personalizuara”, ku pushteti bazohet në lidhjet familjare e miqësore në vend të institucioneve shtetërore. Shtete të tilla kryesisht preokupohen me qetësimin e komandantëve të armatosur, duke iu dhënë atyre një pjesë të përfitimeve ekonomike.

Ky përshkrim vlen edhe për mafiat, sistemet feudale si ato të Evropës mesjetare, dhe për regjimet e liderëve ushtarakë në Vietnamin e Jugut dhe Afganistan. Shtete si këto mund të jenë të stabilizuara në një farë mënyre. Por atyre iu mungon besnikëria dhe kohezioni i nevojshëm për të mposhtur një kryengritje të disiplinuar ideologjike, si ajo e komunistëve vietnamezë apo e talibanëve.

Një tjetër problem është se ndërhyrjet amerikane u udhëhoqën nga forcat e armatosura, të cilat janë të pritura për raportime optimiste dhe mendim afatshkurtër. Oficerët ushtarakë “janë tepër aktivë në bërjen e gjërave brenda afatit të rotacionit të tyre nëntëmujor, çka nuk është i përshtatshëm për luftën kundër korrupsionit”, thotë Mark Pyman nga CurbingCorruption, shoqatë monitoruese.

Mr Pyman, i ciliu kryesoi studimin e Transparency International, thotë se oficerët në fazën e hershme të pushtimit mburreshin që kishin vendosur paqe në distriktet e tyre duke paguar liderët ushtarakë.

Agjencitë e ndihmave, ndërkaq, kanë zakonin e dyshimtë të gjykimit të suksesit të bazuar mbi shumat e parave që mbledhin dhe nëse i kanë shpenzuar të gjitha.

Kjo çon te një tjetër problem që ka lidhje: shpenzimi i parave me bollëk në vende të varfra shkakton korrupsion. Në Vietnamin e Jugut dhe në Afganistan, influksi i madh i dollarëve amerikanë shkaktoi valë inflacioni që fshiu pagat e sektorit publik (Afganistani, me GDP rreth 20 miliard dollarë në 2020, mori 145 miliard dollarë si ndihma amerikane midis 2001 e 2021. Inflacion mesatar ishte 17.5% në periudhën 2003-08).

Asnjëra nga qeveritë nuk kishte kapacitetin për të mbledhur mjaftueshëm takse për pagat e ushtarëve dhe shërbyesve civilë për të ruajtur ritmin. Edhe punonjës të ndershëm në shërbimin publik u detyruan të kërkonin ryshfete për të mbajtur veten.

Prej këndej vjen edhe rekomandimi i ekspertëve antikorrupsion që në vende si Afganistani ndihma duhet të jetë me kursim dhe të përqendrohet te arritjet në vend të shumave të granteve. Kjo është më e lehtë për t’u thënë se për t’u bërë.

Amerika është njëherazi midis vendeve më të pasur dhe më idealiste në botë dhe në një farë pike ndoshta do të vendosë të ndihmojë një tjetër vend që vuan. Nëse nuk arrin ta kuptojë që dollarët nuk mund t ndërtojnë një qeveri reale, mund të përfundojë në krijimin e një tjetër false.

Marrë nga The Economist-Përshtati: SYRI.net

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER
Show Biz

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER

26 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025

26 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com