InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Historia e “Heronjve të Heshtur”: Dervish dhe Bajram Tares/ Nga, Ferit Hoxha

20 Gusht, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Historia e “Heronjve të Heshtur”: Dervish dhe Bajram Tares/ Nga, Ferit Hoxha

Nga, Ferit Hoxha*

Shqipëria ka qenë gjithmonë nën trysninë e pushtimeve të huaja e duke qenë se në mbrojtje të saj kishte vetëm bijtë e vet dhe asnjë përkrahje tjetër, ata ishin të detyruar t’i dilnin për zot e mos ta linin të nëpërkëmbej atdheun e tyre.

Të shumtë janë ata që luftuan dhe dhanë jetën për vendin, të shumtë janë ata që morën merita për veprën e tyre, e gjithashtu po të shumtë janë edhe ata që mbetën të heshtur e që për meritat e tyre i vlerëson tjetërkush edhe pse jo me dekorata e me medalje qeveritare, por që me me bëmat e tyre zunë një vend të rëndësishëm e emri i tyre përmendet gojë më gojë dhe në vargje këngësh, sepse populli ynë ka ditur t’i këndojë e të nderojë trimat e tij.

Ashtu si dhe në të gjithë Shqipërinë edhe nga zona e Bendës e cila përfshin një pjesë të madhe të Malësisë së Tiranës dhe të Krujës, kanë marrë pjesë në luftën e Shkodrës gjatë viteve 1912-1913 shumë luftëtarë patriotë dhe atdhetarë, ndër të cilët edhe Dervish Bajram Tarja, emri i të cilit është krenari e zonës dhe jo vetëm.

Një pjesë e këtyre luftëtarëve kanë dhënë jetën gjatë kësaj lufte, por historia e Dervish Tares nga fshati Murrizë, Zall-Bastar-Tiranë, (Krahina e Bendës), është paksa më e ndryshme nga luftëtarët e tjerë. Dervishi është personi që ka shqyer me dhëmbë flamurin malazez e në vend të tij vendosi flamurin shqiptar dhe për këtë arsye është caktuar “Mbajtësi i Flamurit” gjatë periudhës së zhvillimit të kësaj lufte.

Sigurisht që ky është një vlerësim mëse i merituar, sepse vetëm njerëz të tillë si Dervish Tarja mund ta bënin një akt të tillë. Për këtë akt heroik të kryer, Ai është quajtur “BISHA E MALEVE”.

Pas mbarimit të luftës iu dhurua flamuri që ta vendoste te Hani i tij në Qafë Murrizë, të cilit iu vu dhe emri “Hani i Bajraktarit”.
Pra, nga viti 1913, fisi Tarja u quajt Fisi i Bajraktarëve të Bendës.

Theksojmë, se ky Han ishte godina ku priteshin dhe përcilleshin udhëtarë (shtegtarë) të shumtë që vinin nga Jugu për në Veri-Lindje të Shqipërisë dhe anasjelltas. E veçanta ishte se këta udhëtarë të cilët shpeshherë vinin se bashku me kafshët dhe bagëtitë e tyre, qëndronin dhe ushqeheshin pa pagesë nga Fisi Tarja. Kjo pra ishte një shtëpi që njihej nga të gjithë ata që kalonin nga kjo rrugë, ku prej dekadash njihet si Ruga e Dibrës, sot Ruga e Arbërit.

Për bujarinë, mikpritjen dhe humanizmin, shtëpia e Tares është shquar brez pas brezi e deri në ditët e sotme, kjo falë zemërgjersisë së tyre, si dhe pozicionit të shtëpisë në Qafën e Murrizës dhe në anë të rrugës kryesore, ku kalimtarët që gjenden në vështirësi, menjëherë u drejtohen për ndihmë familjarëve të Fisit Tarja, si për vete dhe për kafshët shtegtare, e në raste të veçanta deri në shpëtimin e jetëve.

Historia e kësaj familjeje vazhdon më tej me akte dhe heroizma të tjera. I biri i Dervishit, Bajrami, mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, si luftëtar në çetën e Abaz Kupit e deri në pozicionin si zëvëndës i tij.

Pas luftës, Bajrami nuk pranoi që të bashkohej me idetë komuniste, duke u qendruar besnik parimeve të tij. Për këtë arsye, Dervish Tares iu dogj shtëpia dhe u internua familjarisht në Berat, ku atje ndërroi jetë, e për fat të keq edhe sot e kësaj dite nuk i dihet as varri se ku prehen eshtrat e tij.

Të birin Bajramin, i cili mori pjesë në luftë për çlirimin e Shqipërisë për arsyet e mësipërme e burgosën në Burgun e Tiranës, ku pas disa muajsh gjeti edhe vdjekjen, duke u pushkatuar pa gjygj.
Fakti që Bajrami nuk u arratis edhe pse i kishte mundësitë (si shumë të tjerë), do të thotë se bindjet e tij nuk ishin në dëm të Atdheut. Ai qëndroi deri në momentin e arrestimin në shtëpinë e tij me armë në brez, por qëndresa dhe besnikëria e tij, i kushtoi shumë, vetë atij si dhe internimin e persekutimin e familjes, një persekutim jo i merituar për një familje atdhetare, fisnike e punëtore si ajo e Dervish Tares. Nga dëshmitarë të atëhershëm vërtetohet shumë qartë se Bajrami edhe pse nuk u pajtua me idetë komuniste, luftoi deri në fund kundër pushtuesve dhe kurrë nuk i përleu duart me gjak. Ai ishte një atdhetar i vërtetë që mbi të gjitha kishte Flamurin Shqiptar, por pa yll.

Veprimtaria e Dervish dhe Bajram Tares, është vërtetuar edhe nga dokumeta të lëshuara nga dikasteret përkatëse të shtetit shqiptar si: nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë (kopjet e të cilave i disponojmë në arkivën e “Shoqatës Benda”).

Theksojmë se kërkesa për zbardhjen e së vërtetës së këtyre dy heronjve të heshtur, vjen në radhë të parë nga familjarët e Dervish Tares, si edhe nga banorët e kësaj zone, me qëllimin e vetëm për të vënë në vend dinjitetin e këtij fisi nëpërmjet vlerësimit të figurës së Dervish e Bajram Tares.

Ju bëjmë me dije, se fisi Tarja ka një opinion të mirë në zonë e më gjerë, si njerëz të ndershëm, punëtorë, fisnikë, atdhetarë, aktivistë si dhe kontributorë në komunitet edhe sot e kësaj dite. Gjatë kësaj periudhe për figurën e Dervish Tares janë bërë edhe këto vlersime:
-Një rrugënë Lagjen Nr.4 Bathore, Bashkia Kamëz, mban emrin “DERVISH TARJA”.
-Vlerësimi me titullin “NDERI i BENDËS” nga “Shoqata Atdhetare Kulturore Benda”,
Me motivacionin:

“Për trimërinë e treguar në çlirimin e trojeve shqiptare, si dhe një derë e madhe nacionaliste e humane në breza, si shërbesë reference e traditës dhe e zakoneve të shkëlqyera të historisë sonë kombëtare”.

-Gjithashtu me një shkresë të posaçme Shoqata Benda i është drejtuar edhe Presidentit të Republikës për të vlersuar figurën e Dervish Tares.
-Ndësa së fundmi, këtyre dy burrave u është thurur një këngë, me iniciativë dhe sponsorizim të Enver Tares mbështetur edhe nga vajza e Dervishit, Xhire Tarja (Çuni), pjesëtarët e tjerë të fisit, si dhe nipat dhe mbesat e Dervishit.

Vargjet e këngës janë hartuar nga Enver Tarja në bashkëpunim me Lulash Brigjën, kënduar nga i madhi Xhovalin Shani, pëpunuar në “Studio-Produksion”,DJ Lami e nga kameramani Artur Pasko, (emocione të cilat pata nderin t’i përjetoj edhe vetë gjatë xhirimeve të këtij vidoklipi), ku pëveç mikpritjes së ngrohtë, pashë në sytë e nipave të Dervishit një entuziazëm të madh, ku flitej për vlerësimin e këtyre figurave tek dëgjoheshin vargjet e këngës.
Nga kënga mund të shkëpusim vetëm disa vargje:

“Në Zall-Bastar,Krahina Bendës,
Burra të pushkës dhe të penës,
Sa herë pat nevojë vatani,
Kan’ marrë flakë porsi vullkani.

Dervish Tarja me shumë trima,
Shkoi në luftë porsi vetima
Kur Serbia e Cernagore
Rrethuan Shkodrën me tabore”.

….

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Të dashur lexues dhe veçanërisht ju të Krahinës së Bendës, unë me anë të këtij shkrimi u mundova ta shkruaj në mënyrë të përmbledhur historinë e këtyre dy burrave që në të vërtetë meritojnë vlersim të madh.

Mendoj, se për momentin është mjaftueshëm për të kuptuar kontributin e këtyre atdhetarëve, me të cilët mund të krenohet jo vetëm Fisi Tarja e Krahina e Bendës, por edhe mbarë Kombi Shqiptar.
Falenderoj për bashëkpunimin Enver Taren, profesorët e nderuar Hysen Hysën dhe Bajram Taren ( stërnipin e Dervishit).
Theksojmë se përveç dokumentacionit të cituar më sipër, janë marrë në konsideratë edhe dëshmi të burrave të vjetër, si dhe të së bijës së Dervishit Xhire Tarja (Çuni), që për fat të mirë jeton akoma.

Shpresoj që në vazhdimësi historia shqiptare të mos jetë e njëanshme, por historianët në librat e historisë të përmendin edhe kontributin e Dervish e Bajram Tares, si dhe organet përkatëse të shtetit shqiptar, të vlerësojnë figurën dhe heroizmin e këtyre figurave të shquara për të cilët ne krenohemi.
(në foto autori i shkrimit Ferit Hoxha, Dervish & Bajram Tarja)

* Kryetari i “Shoqatës Atdhetare Kulturore Benda”
Gusht 2021

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 20 gusht 2025!

20 Gusht, 2025

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com