InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

?Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

19 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
?Amerikanët, afganët, dhe diçka në mes

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe çdo zë opozitar të kenë qenë më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër qytetarësh afganë. Duke më përfshirë dhe mua.
Por, ky nuk të lë as ta lavdërosh. Sepse, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord me veprimin, atij i djeg motivet pas këtij vendimi.
Rama, në mënyrë të çuditshme për shumëkënd irritohet me faktin dhe përceptimin se vendimi i tij është thjesht një përgjigje pozitive ndaj një kërkese të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Basha nga ana e tij, si rrallë herë del me një qëndrim politik publik për një ngjarje që është në zhvillim e sipër.
Dhe ç’është e vërteta, në një stil prej lideri theksoi faktin se Shqipëria dhe shqiptarët, duke përfshirë qeverinë dhe opozitën kanë detyrime ndaj SHBA-ve, dhe përpos aspektit humanitar, Shqipëria duhet të pranojë një numër proporcionalisht me kapacitetet e saj, sepse duhet t’i gjendemi në krah SHBA-ve, me mundësitë që kemi.
Rama nga ana tjetër, irritohet me këtë ide, dhe këmbëngul se vendimi është i bazuar mbi arsye humanitare.
Gënjen dhe mashtron. Shumë trashë madje. Dhe ja pse.
Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djathta, i janë gjendur në krah SHBA-ve shumë më shumë se vendet e tjera (në raport me kapacitetet) që nga 11 shtatori e këtej.
Kur SHBA-të vendosën të ndërhynin ushtarakisht në Afganistan pas sulmeve terroriste, qeveria socialiste e Ilir Metës e asaj kohe vendosi t’i bashkohej operacioneve ushtarake dhe paqeruajtëse edhe pse nuk ishte anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Më vonë, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe partia e tij Demokratike, vendosi të pranojë 5 ujgurë, qytetarë kinëzë nga burgu i Guantanamos, duke hedhur në erë me vetëdije të plotë marrëdhëniet e qeverisë së tij me Kinën.
Duhet theksuar se ky vendim i Berishës u mor në kohën kur asnjë qeveri në botë nuk pranoi t’i merrte sepse i druheshin reperkursioneve nga ana e Kinës.
Në vitin 2008 Barak Obama bëri fushatën dhe erdhi në pushtet me premtimin se do të mbyllte burgun e Guantanamos i cili strehonte terroristë të kapur në Afganistan nga forcat amerikane.
Përseri Berisha i premtoi Sekretares Clinton, dhe mori në total 11 ish-të burgosur.
Ministër i Brendshëm përgjegjës për ta ishte Lulzim Basha, dhe i gjithë operacioni rezultoi në një histori suksesi.
Numri 11 është i rëndësishëm pasi është numri më i madh i ish-të burgosurve që një shtet aleat mori nga Guantanamo.
Më pas, në vitin 2012, kur qeveria demokratike e SHBA-ve, kishte nisur negociatat me Iranin, një çështje e rëndësishme për Iranin, SHBA-të dhe Irakun ishte largimi i të ashtëquajturve muxhahedinë iranianë nga kampi Ashraf në Irak.
Përsëri, qeveria shqiptare dhe Sali Berisha ju gjend në krah SHBA-ve duke pranuar të merrte rreth 200 syresh.
Operacioni i transferimit të tyre në Shqipëri u bë në pranverën e viti 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare që sollën Edi Ramën në pushtet.
Ardhja e tij në pushtet përkoi me fazën kulmore të luftës civile në Siri, dhe sulmeve me lëndë kimike të regjimit të Bashar Al-asaad kundër popullsisë civile.
Vendimit të fuqive të mëdha, dhe veçanërisht SHBA-ve dhe Rusisë për sekuestrimin dhe shkatërrimin e këtyre lëndëve kimike në një vend të tretë, Edi Rama ju vetëofrua duke ofruar territorin e Shqipërisë si vendin ku do të shkatërroheshin.
Skuthllëku dhe mungesa e transparencës nga ana e Ramës i hapën rrugën një vale frike në mesin e popullsisë, dhe hutisë nga ana e opozitës.
I gjendur përballë protestave popullore, Edi Rama hoqi dorë duke nxjerrë blof qeverinë e SHBA-ve.
Zhgënjimi dhe irritimi nga ana e qeverisë amerikane, i mbyllën derën Ramës në Ëashington. Në këto kushte, në fillim të vitit 2015 Edi Rama filloi një ofensivë të fortë në Ëashington përmes parave dhe lobistëve të tij, në mënyrë që të siguronte një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Përgjigja që i erdhi ditët e para të prillit të atij viti ishte refuzuese.
Atëherë, me sugjerimin e George Soros, Rama u vetëofrua të merrte në Shqipëri të gjithë anëtarët e mbetur të opozitës iraniane në kampin Ashraf.
Numri i tyre shkonte në disa mijëra, dhe askush nuk kishte pranuar ti merrte.
Administrata e Presidentit Obama ishte në garë me kohën, pasi ndërkohë që negociatat me Teheranin po shkonin drejt fundit për marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit, opozitarët iranianë të kampit Ashraf akoma nuk ishin zhvendosur nga Iraku, si parakusht iranian.
Vetëofrimi i Ramës për t’i pranuar të gjithë ishte një dhuratë për administratën amerikane.
Në pak kohë ata u zhvendosën të gjithë në Shqipëri, dhe Edi Rama e realizoi vizitën e shumë dëshiruar në Zyrën Ovale.
Asnjë nga këto vendime; nga asnjëra qeveri shqiptare nuk u morën duke u bazuar nga arsye humanitare, por nga arsye politike: partneritet dhe ndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vitet 2016-2017 shënojnë periudhën e disa valëve të refugjatëve sirianë të cilët largoheshin nga lufta civile në Siri.
Miliona sirianë ju drejtuan Europës përmes Ballkanit. Europa në tërësi i hapi dyert për shkaqe humanitare.
Vetëm Gjermania pranoi mbi 1 milionë sirianë.
Edi Rama dhe qeveria e tij, të zënë më kultivimin në përmasa industriale të kanabisit, jo vetëm që nuk panë arsye të shfaqnin anën e tyre humanitare ndaj sirianëve që largoheshin nga lufta civile dhe nga vdekja, por nxituan të nënshkruanin mërrëveshje me FRONTEX, policinë kufitare të BE, për ti dislokuar ata, në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për të penguar refugjatët sirianë të hynin në Shqipëri.
Prandaj, përbetimet e Ramës se vendimi për të pranuar afganë që largohen nga regjimi taleban, bazohet vetëm në arsye humanitare, dhe në traditën e vjetër mikëpritëse të shqiptarëve janë thjesht pallavra.
Në këto rrethana, pyetja natyrshëm lind: kur opinioni publik, opozita dhe media mbështesin një vendim të tillë në mënyrë masive, pse fshihet dhe pse irritohet Edi Rama?
A mos priste që opozita ti dilte kundër, dhe ai të nxitonte ta shpallte atë si anti-amerikane, dhe nuk i eci?
A mos ndoshta, duke parë që plani i evakuimit po shkon për dreq, dhe administrata e Presidendit Biden gjindet në pozitën më të keqe të mundshme, kërkon t’i qëndroje larg?
Apo ka nonjë arsye tjetër që nuk guxojnë të na e thonë?
Nëse Edi Rama vazhdon të insitojë në përrallat e tij me humanitarizëm, dhe ambasadorja amerikane vazhdon të përmendë BESËN, atëherë edhe ne kemi të drejtë të nxjerrim përfundimet tona; përfundime që të çojnë tek 25 prilli, dhe jo vetëm.

Të Lidhura

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë
Aktualitet

Bashkia Pukë: Rritje e ndjeshme e treguesve të performancës – Kryetari Dodaj, administrator me vizion dhe eksperiencë

16 Korrik, 2025

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”
Show Biz

Nga Big Brother në kinema, Rike Roçi tregon të fshehtat e filmit që po ‘trazon’ rrjetin!”

16 Korrik, 2025

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 16 Korrik 2025

16 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com