InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

-Nga Andi Bejtja: Që intelektualët afganë të mos kthehen në çizme të zezë për demokracinë në Shqipëri…

17 Gusht, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
-Nga Andi Bejtja: Që intelektualët afganë të mos kthehen në çizme të zezë për demokracinë në Shqipëri…

Në vitin 2013 ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë, isha kundër armëve kimike, por ndryshe nga shumë të tjerë që u rreshtuan kundra për arsye sigurie, paranoje apo besytnie, e kam shprehur publikisht atëbotë, unë isha qartazi hapur për arsye Demokracie.

Në një botë, ku dekadë pas dekade e vit pas viti, madje tashmë dhe orë pas ore, Pakti për Stabilitet po e vë gjithmonë e më shumë përfund Paktin për Demokraci, anembanë botës, një operacion i tillë, i marrjes me vullnet krejtësisht personal e piramidal armëve kimike,nga një Kryeministër që nuk ka rekorde të mira në vite me ligjin dhe vendimmarrjen piramidale,  në një kohë kur indeksi i demokracisë në botë është në kuotat më të ulëta, do të ishte hapje totale e semaforëve të Autokracisë, pse jo dhe Diktaturës në vend, një Autokraci dhe Diktaturë që do të kishte dhe bekimin e Ndërkombëtarëve.

Jam i bindur që nëqoftëse do të ishte bërë realitet kjo nuk do ishte fare çudi që Ambasadorët vetë t’ia vinin minat Teatrit Kombëtar apo të prishnin skanerat e drogës nëpër portet dhe aeroportet e Shqipërisë.

Rreth 8 vjet më vonë edhe pse këtë herë jemi më të ndjeshëm se kemi të bëjmë me jetë njerëzish, ardhja e Afganëve në Shqipëri, parë në këtë këndvështrim, ashtu si edhe armët kimike, është dhe mbetet një kërcënim për Demokracinë e brishtë Shqiptare, për më tepër që sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare është në gjendje më të keqe se një dekadë më parë, ku Kryeministri Shqiptar dhe për shkak të bojkotit të opozitës e ka drejtuar vendin për një kohë jo të shkurtër, pa mekanizma që kontrollojnë dhe sigurojnë një minimum demokracie.

Edhe në botë, siç vërejnë shumë vëzhgues profesionalë, në krahasim me një dekadë më parë Demokracia është në rrezik jo vetëm globalisht, por edhe në Amerikë. Ish-Sekretarja e Shtetit Albright, arriti deri atje sa e rikonsideroi fashizmin një kërcënim serioz për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore. Situata bëhet edhe më dramatike, këto orë, kur po kuptohet më qartë se kurrë anembanë Globit se Afganistanin e bën lesh e li, pikërisht ai Koalicion dhe ato forca që valëvitnin Flamurin e Demokracisë dhe të Lirisë.

Duhet ta themi troç atë që politikanët servilë nuk e thonë dot: nuk është e barazvleshme ftesa e një Kryeministri si Rama për të ‘ të nxjerrë nga halli Koalicionin dhe Amerikën’ me atë të Kryeministrit të Kanadasë apo dhe të Danimarkës.

Ndaj, debati dhe shqetësimi i opozitës dhe gjithë mekanizmave që janë gjithashtu përgjegjëse për indeksin e demokracisë, asfiksimi i së cilës prek ato të parët, duhet të shtrohet në këtë këndvështrim: Si ardhja e Afganëve mos kthehet në një Çizme të Zezë për Demokracinë shqiptare.

Dhe për këtë ka vetëm një rrugë: Transparencë, Transparencë, Transparencë. Transparencë për çdo detaj, përgjigje për çdo pyetje, për çdo paqartësi, për çdo pasiguri që ka të bëjë dhe me sigurinë Kombëtare. Përfshirje të çdo organi, të çdo mekanizmi të paracaktuar nga ligji për t’u përballur me këtë vendimmarrje.

Nëqoftëse, e gjitha kjo do të ngelë një marrëveshje sekrete, e pandriçuar, e bërë në mënyrë personale, piramidale veç dhe vetëm nga Edi Rama, që mund të ketë shkuar në të atë takim dhe me bluzën me nr. 12 të Partisë socialiste dhe jo nga Kryeministri i Shqipërisë në bashkëpunim, transparencë dhe koordinim me të gjithë ata që ligji u jep të drejtën të jenë bashkëfirmosës në këto lloj marrëveshje, mos u habisni që qoftë dhe një duzinë Afganësh intelektualë të mrekullueshëm, që në vendin e tyre luftuan për liri dhe demokraci, në këto kohë jo të mbara që po kalojmë, paradoksalisht, këtu të kthehen në Çizme të Zeza për Demokracinë.

Gjërat nuk po duken mbarë, deri më tani, minimumin e minimumit: kërkesën për transparencë nuk po e bën askush: të gjithë vazhdojnë të mburren që kanë qenë bashkëluftëtarë të një koalicioni që dështoi.

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij
Bota

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij

7 Gusht, 2025

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025
Horoskopi

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com