InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Kriza e thellë e biosistemit/ Nga Dr. Zef Mulaj

10 Gusht, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Kriza e thellë e biosistemit/ Nga Dr. Zef Mulaj

DISEKUILIBRI BIOLOGJIK I BIMEVE MJEKSORE NË ALPE NGA FAKTORI NJERI – NATYRË

Dr. Zef Mulaj

Duke shikuar grafikun me tabelat llogaritese, qe jane bere per ndryshimet biologjike, siç i kam quajtur disekuilibrat biologjike te bimeve ne Alpet e shqiptare per faktorin njeri dhe natyre, del se eshte i ndryshem sipas ketyre faktoreve.

Por ne mjaft raste perben edhe nje alarem te madh per disekuilibrin, qe po krijohet dhe ky eshte shume me i madh nga faktori njeri, i cili perben ndotjet, qe ai i sjelll ne kete disekuiliber dhe grumbullimi i bimeve mjekesore pa plane te kontrolluara teknikisht.Kjo gje po çon deri ne zhdukjen e shume bimeve ne pergjithsi dhe ky eshte tashme nje problem, qe ka dale perballe Evropes me vite te tera dhe kohet e fundit ky alarem pasohet ne vendet e Ballkanit, ku po çojne ne zhdukjen e shume bimeve.

Prandaj kjo shtron detyren para shoqerise dhe ligjeve te shteteve te ndryshme qe te disiplinojne vendet per menyren e grumbullimit te bimeve. Psh. ne Shqiperi po demtohen rende bime te tilla, si boronica, xherokulli, blini, luleshtrydhja, kamomili, trumza e shume te tjera.Ne faktorin njeri bejne pjese dhe ndotjet e ndryshme, qe vine qe nga djegjet spontane e ndotjet tjera, qe po çojne ne nje disekuliber te rende jo vetem te bimesise ne teresi, por dhe po prishin ekuilibrin e natyres.

Nje nga ndotjet jane ato kimike, mbeturinat, pasi dekompozimi i tyre nuk behet ne kushtet teknike dhe shume te tjera, si djegjet e karburanteve, qe eshte nje nga ndotjet me te rrezikshme, pas atyre te pesticideve. Kohet e fundit u jane shtuar dhe radiacionet elektromanjetike e atomike (keto te fundit ne Alpet tona jane me te pakta). Pastaj vijne ndotjet natyrore, si ndyshimet klimatike dhe kafshet ne teresi, ku nje pjese krijon demtime masive.

Po te shohim grafikun, kemi perqindjet e ketyre faktoreve, qe veprojne ne kete diskuiliber, i cili sjell ne qenjen tone nje disekuiliber biologjik e fiziologjik dhe qe reflektohet ne pergjigjet e thella te organizmave te gjalla, si ne nivelin imunitar.

Me ndryshimin e tij, krijohen edhe gjenetikisht formacione te reja ne celulen e organizmit, gje qe kerkon nje pergjigje te re, per te cilen shume organizma mund te jene ne gjendje t’i pergjigjen mbrojtjes nga keto disekuilibra e dikush nuk eshte ne gjendje t’i pergjigjet ndryshimit.

Nga vezhgimet e herepashershme, qe nga viti 1988, verehet se disekuilibrat nuk jane shume te theksuara ne aspektin e demtimit biologjik nga natyra. Por me i theksuar eshte nga faktori njeri, ku grumbullimi i bimeve po çon ne nje alarem per mundesine e zhdukjes se specieve.

Kjo ngjet mbasi nuk ka nje organizim te drejtuar teknik per mbrojtjen e tyre dhe, siç shihet ne grafik, llogaritjet statistikore jane rreth 20% e faktorit njeri, qe eshte procesi i grumbullimit. Ndersa ndotja nga faktori njeri eshte rreth 30%, qe perben rrezikun e dyte ne prishjen e ketij ekulibri biologjik natyror, ku me ndotje faktori njeri eshte shume i gjere. Ky perben nje rrezik te madh ne te ardhmen e jo vetem te bimesise ne natyre, por te biosferes ne pergjithesi.

Permendim me te zakonshmet mbeturinat, djegjet e produkteve kimike e tjera.Ne faktorin natyre shihen se ndryshimet klimatike perbejne 15% te ketij disekuilibri, ku keto jane te ndryshme, ne periudha te ndryshme e stine te ndryshme.

Keto ndryshime klimatike bejne qe nje pjese e tyre te pershtaten dhe te mbijetojne, me nje ndryshim brenda ne funksionet biologjike te bimes e keshtu me radhe dhe nje pjese tjeter bejne njekohesisht nje jete normale.Ne faktorin natyre jane dhe kafshet, qe luajne nje rol demtues te prishjes se ndonje ekuilibri per ndonje bime te veçante.

Ketu hyjne dhe semundjet, qe jane te shumta dhe te shpeshta, ne stine e periudha te ndryshme te vitit. Duke shikuar grafikun, del se kjo perben 10% te ketij disekuilibri.Ne fund te fundit, keto disekuilibra te shkaktuara nga faktoret e siperthene, nuk bejne gje tjeter veçse sjellin nje varferim te perditshem ne kete sistem te rendesishem jetesor mbi bimesine dhe natyren.

Duke e lidhur kete gje me Alpet e Tropojes, themi perseri qe edhe ne kete pike jemi deri tani vendi me i mire ne Ballkan dhe ne Evrope, por kete arritje duhet ta çojme me perpara.(“Disekuilibrat biologjike ne natyre jane edhe nje shprehje e nje jete ne zhvillim, ndryshim e trasformim. Por faktorin njeri duhet ta komandojme qe ky zhvillim te jete pozitiv dhe jo shkatrrimtar. Shenjat jane negative, qe flasin per nje te ardhme te dyshimte te ekulibrit biologjik ne natyre.

E them kete gje per faktin se sot planeti eshte i ngakuar me nje peshe te madhe te faktorit njeri dhe ne vendet e tjera arrin deri 80% e disekuilibrit biologjik. Keshtu, frymemarrja jone do te kthehet ne nje trajte te re, e cila do te sjelle disekulibra edhe ne njeriun e ne kafshet dhe pastaj te shohim…

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025
Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri
Artikuj

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

14 Prill, 2025
Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit
Artikuj

Berlini mbyll dyert për Ballkanin Perëndimor, asnjë vend në BE pa u rregulluar problemet brenda unionit

13 Prill, 2025
Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?
Artikuj

Kush e financon fushatën e Ramës në Europë?

12 Prill, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com