InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

-Vendimi i Kushtetueses për Teatrin/ Albana Vokshi: SPAK të arrestojë menjëherë Erion Veliajn…

3 Korrik, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
-Vendimi i Kushtetueses për Teatrin/ Albana Vokshi: SPAK të arrestojë menjëherë Erion Veliajn…
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj pasi sipas saj, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi se prishja e Teatrit Kombëtar ishte e paligjshme.
“Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot.
Shpallja antikushtetuese e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm”, tha Vokshi.
Gjykata Kushtetuese arsyetoi dje se kalimi i tokës së Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës ishte i paligjshëm, duke rrëzuar gjithashtu edhe ligjin special, ndërsa nuk mundën që të bëjnë një vlerësim për mungesë kuorumi nëse ishte apo jo e ligjshme prishja e godinës së Teatrit.
Reagimi i plotë:
PD, Vokshi: SPAK të arrestoj menjëherë Erion Veliaj për shembjen e Teatrit, shkatërroi një pasuri kombëtare
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Partia Demokratike përshëndet vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese! Ky vendim dëshmon edhe një herë sa të drejta kanë qenë shqetësimet e vazhdueshme të PD për dhjetëra ligjet e vendimet antikushtetuese që ka miratuar e implementuar kjo qeveri në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Sa të drejta kushtetuese të shkelura, të mohuara, të nëpërkëmbura, nga një qeverisje që ka vepruar si bandë plaçkitëse për llogari të oligarkëve e bërë palë me krimin.
Sot është më e qartë se kurrë, se pikërisht në mungesë të Kushtetueses, regjimi ndërmori një revansh të ashpër ndaj shtetit të së drejtës. Ky revansh është edhe një nga arsyet e krizës politike që prej vitesh regjim ka nxitur në jetën e vendit dhe që masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi dot.
Shpallja ANTIKUSHTETESE e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm.
Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë!
Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore.
Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq!
Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë.
Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallëzimin e PD për shembjen e Teatrit.
Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarrje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nënpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare.
Qytetarët shqiptarë duan drejtësi, qytetarët shqiptarë meritojnë drejtësi, prandaj krimi shtetëror i kryer nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj, i provuar nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, duhet të ndëshkohet një orë e më parë.
PD konfirmon sërish mbështetjen e pakushtëzuar ndaj kauzës për rikthimin e Teatrit në identitetin e tij origjinal.
Kjo kauzë kombëtare, ka në themel mbrojtjen e vlerave të artit, kulturës, trashëgimisë, qytetarisë dhe demokracisë, të cilat janë dëmtuar rëndë nga regjimi i pakicës, që më 25 prill vodhi shpresën e shqiptarëve për ndryshim.
Me shembullin e kësaj qëndrese, Partia Demokratike është e vendosur që bashkë me shumicën e shqiptarëve, t’i shkojë deri në fund betejës më të madhe, betejës patriotike për ti kthyer Shqipërisë dinjitetin e një vendi të lirë demokratik, për të kthyer përsëri shpresën në zemrat e shqiptarëve.

Të Lidhura

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025
Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë
Aktualitet

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

18 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER
Show Biz

DASMA përrallore e modeles shqiptare me futbollistin e INTER

26 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 26 Korrik 2025

26 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com