– Dy mjekët e spitalit të Traumës në Tiranë dhe Fatbardh Dyli janë arrestuar nga policia. Babai i Elmilid Dylit, Fatbardh Dyli është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i ka dhënë para dy mjekëve për operimin e djalit. Dyli i dha para mjekut kirurg ortoped Serdi Meminit, dhe mjekut anestezist reanimator, Ervin Sulaj.
Dyli do të akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Babai i të plagosurit nga ‘Masakra e Velipojës’ iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit. Pas kontrolleve policia sekuestroi shumën e parave prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.