Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në qendrat e votimit për të hedhur votën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Berisha i cili ishte me një maskë të bardhë anti-covid, hodhi fletën e votimit e më pas bëri shenjën e famshme të PD-së, dy gishtat lart. Ai iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të partisë që të vijnë dhe të votojnë.
I pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij”.